Nesër në Teatrin e Tetovës do të shfaqet premiera “Propozimi i ariut”

Më datë 27.10.2021, e mërkurë në orën 19:00 në Teatrin e Tetovës do të shfaqet premiera e shfaqjes “Propozimi i ariut” nga autori Anton Chehov dhe me regji të regjisores nga Kosova Elmaze Nura, në të cilën do të interpretojnë një kast i zgjedhur aktorësh si: Albulena Kryeziu Bokshi, Ardian Ejupi dhe Jetmir Arifi, përcjell Portalb.mk.

Shfaqja, njoftojnë nga Teatri, është kamertale dhe do të mbahet me numër të kufizuar të publikut.

“PROPOZIMI I ARIUT” është projekti i dytë i realizuar në Teatrin e Tetovës për këtë vit ndërsa së shpejti do të shfaqet edhe premiera e rradhës në gj. maqedone “DASMA PROVINCIALE” nga autori Bertolt Brecht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button