Mexhiti, Thaçi dhe Haziri për Çairin! (Intervista)

Portalb përgatiti një ballafaqim të drejtpërdrejtë me kandidatët e komunës së Çairit. Shkurtë dhe thjeshtë, katër pyetje të njëjta për secilin. Lexuesi le të vlerëson se cili del më i miri.

Në këtë mini-intervistë u përgjigjën kandidati i BDI-së Izet Mexhiti, i PDSH-së, Muhamet Thaçi, i RDK-së Gikten Haziri. Kandidati i  pavarur për Çairin Besnik Telai, edhe pse me kohë i informuar nuk është përgjigjur në këtë intervistë.

PORTALB:Pse pikërisht juve t’ju votojë popullata, cila është ajo veti të cilën ju e posedoni që do t’ju bëjë fitimtar? 

Izet Mexhiti: Fillimisht në kampanja ime është e përqendruar në dy pjesë, e para është dhënia e raportit të qytetarëve për projektet e realizuara brenda këtyre katër viteve, në rastin tim tetë viteve, dhe pastaj pason pjesa e dytë ku dalim dhe kërkojmë arsyet se përse kërkojmë votën për katër vitet e ardhshme.
Duke elaboru rreth projekteve që duhet realizuar katër vitet tjera në Komunën Çair, që kanë të bëjnë me çdo gjë që e bën jetën e përgjithshme të qytetarëve duke filluar nga infrastruktura nëntokësore deri tek arsimi, kultura shëndetësia…

Muhamet Thaçi: Pikërisht bashkëbisedimet e drejtpërdrejta që kam pasur me qytetarët e Çairit ne çdo lagje, më kanë forcuar bindjen se ndryshimi në Komunën e Çairit është më se i domosdoshëm dhe më ka dhënë inspirim për tu futur në garë me qëllim tejet të sinqertë që të jem në shërbim të qytetarëve të Çairit. Ankesat, dëshpërimi dhe zhgënjimi tyre është aq i madh saqë nuk lejon që ne që pretendojmë nesër të jemi udhëheqës të tyre, të kemi komoditet në pushtet. Varfëria e skajshme që mbretëron tek shqiptarët e Çairit, papunësia e madhe, mos investimi në infrastrukturë, mungesa e qendrave sportive për të rinjtë, rrit pesimizëm tek rinia shqiptare e cila e ndjen se i ka humbur shpresat për një të ardhme më të mirë. Kjo i detyron të rinjtë të ikin në mërgim.. Ka keqpërdorime të pushtetit aktual, për një dokument të thjeshtë detyrohen të ballafaqohen me burokracinë e administratës komunale dhe shumë herë vendimet merren nga grupe jo formale të partisë në pushtet të cilët e kontrollojnë komunën nga jashtë. Punësimet e pakta që janë bërë në këtë komunë janë bërë pikërisht në bazë partiake dhe në bazë të marrjeve të harraqeve të ndryshme.
Ligji i cili u soll për legalizimin e objekteve ndërtimore në të gjithë Maqedoninë, në komunën e Çairit kushtëzohet në baze partiake por edhe me pagesa të ndryshme ne forme harraqi. Nëse aktualisht 20 apo 30 individ dhe familjarë të atyre që janë në pushtet jetojnë jetë luksoze, nga ana tjetër mbi 90% e popullatës së Çairit jeton në mjerim të skajshëm. Prandaj mendoj se ata e kanë humbur sensin e realitetit. Mendoj se popullata është e lodhur, dhe ka humbur shpresat te udhëheqja aktuale, dhe oferta ime qe të jem në shërbim të tyre duke e ditur natyrën time si sportist se jam këmbëngulës në atë që e parashtroj si objektiv më bën optimist se jam zgjedhja që ju duhet qytetarëve të Çairit.

Gikten Haziri: Qytetarët duhet të votojnë për mua dhe për RDK-në, sepse ne kemi program konkret dhe preciz, me afate të realizimit, me ide të shumta për investime si nga vendi ashtu edhe ndërkombëtare, fonde IPA ku kam eksperiencë disa vjeçe. Unë jam njeri me CV të bujshme e fituar me punë dhe ndershmëri e jo duke qenë i nominuar nga parti qeveritare me funksione të pa merituara. Unë jam doktor i shkencave politike por shumë me rëndësi me një biografi të pastër dhe të ndershme pas meje.

PORTALBÇfarë mendoni për oponentin tuaj?

Izet Mexhiti: Demokracia ka rregulla të veta, në Çair nuk ka aspak dilema se kryetari do të jetë sërish shqiptar. Fakti që partitë tjera përveç DR-së nuk iu bashkëngjiten ofertës tonë, ata në fund do të paguajnë çmimin. Sa i përket Çairit nuk shoh ndonjë rrezik, uroj që fushata të vazhdojë e qetë deri në fund, dhe të fitojë më i miri.
Në bazë të analizave shpresojmë realisht bazuar në fakte që mund të kryen zgjedhjet që në rrethin e parë në Komunën e Çairit, sidomos kur kemi parasysh se dy mandatet e kaluara kishim nga 8 kandidatë ndërsa tani 5-6 kandidatë, dhe kjo ndihmon në rrumbullakoset në rangun e parë, gjithçka përfundon të dielën.

Muhamet Thaçi: Kam respekt për të gjithë kandidatët që janë në garë, dhe do te kursehem nga kritikat individuale, mirëpo një gjë është e qartë, kryetari aktual i Komunës i cili është sërish kandidat ne këto zgjedhje, ka përgjegjësi të madhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve sepse kontrollon pushtetin aktual dhe me çka ka ndikim edhe në Komisionin komunal për zgjedhje. Nga ana tjetër nuk do te dëshiroja që i njëjti të shfrytëzoj, pushtetin duke shantazhuar të punësuarit në administratën komunale, si dhe të punësuarit e tjerë në Komunën e Çairit. Në të njëjtën kohë është e paligjshme që në prag të zgjedhjeve të hap vende pune vetëm me qëllim të përfitimit të votave, i njëjti ka pasur kohe më se të mjaftueshme, për të punuar si dhe për të punësuar qytetarët e Çairit deri më tani. Se sa ai e ka shfrytëzuar këtë është  punë të cilën duhet ta vlerësojnë qytetarët me votën e tyre me 24 mars.
Personalisht nuk do te dëshiroja fitore nëse se ajo arrihet qofte edhe me një votë të keqpërdorur. Uroj që në këtë mënyrë të veprojnë edhe kundër kandidatët e tjerë, pasi që zgjedhjet përfundojnë me 24 mars, dhe me 25 mars gjithçka përfundon dhe vazhdojmë të jemi qytetarë të Çairit. Është normale se me kandidatët tjerë opozitare kam kontakte shumë të mira por kjo nuk do të thotë se edhe kryetarin aktual njëherit edhe kundër kandidati im në këto zgjedhje se kemi armiqësi përkundrazi apeloj që të krijomë një klimë mirëbesimi dhe të ofrojmë qytetarëve të Çairit projekte dhe mirëqenje më të mirë. 

Gikten Haziri: Çdo respekt për oponentët e mi, por mua më intereso se çka kanë ata në CV e tyre, njeri para se të bëhet kryetar komune, kurse tjetri është shumë person i mirë por pa eksperiencë praktike menaxheriale, unë kam punuar si menaxher në shumë kompani private dhe shtetërore deri sot.

PORTALB: Numëroni projektet konkrete me të cilat do të filloni, të themi 2 vitet e para të “përmirësoni” gjendjen në Çair të përcaktuara me afat kohor? 

Izet Mexhiti: Çarshia veç më e ringjallur, për katër vitet e ardhshme do të bëjmë përpjekje maksimale të shndërrohet në vendin më me frekuentim në Maqedoni, një për shkak se është Çarshia më e madhe në Ballkan, është me vlera të larta kulturore e historike, dhe të njëjtën kohë ka mbi 700 dyqane që sigurojnë ekzistencë të mbi 1000 familjeve të Komunës Çair, pra edhe më tej do të përqendrohemi me aktivitetet kulturore, duke përfshirë edhe koncentrimin e mbi 3 mijë studentëve dhe realizimi i plotë i Sheshit Skënderbeu, ku veç më ka përfunduar faza e parë…ndërsa përfundimi i tërësishëm do të thotë edhe zgjidhje të çështjes se parkingut. Pastaj do të ndërtojmë Bit Pazarin.
Në arsim të gjitha shkollat katër vitet e ardhshme ashtu siç bëmë ditë më parë në shkollën ‘Tefejjuz’, të gjitha shkollave dërrasat e zeza do tu zëvendësohen me Smart Table, do të përpiqemi edhe do të mbështesim edhe në sferën e sportit e kulturës.

Muhamet Thaçi: Fillimisht do të merrem me profesionalizimin e punës së administratës komunale. Mungesa e transparencës, partizimi i punësimeve janë gjëra që nuk duhet të ndodhin assesi gjatë mandatit tim. Ne nuk duhet assesi që në arsim, administratën komunale, shëndetësi te fusim ketë lloj kanceri që po e dëmton shoqërinë tonë, por duhet kritere profesionale dhe për baze të merret kualiteti dhe vlera arsimore si dhe profesionalizmi ne pune. Ne nuk guxojmë që akoma të merremi me politik folklorike, të mburremi me lapidaret dhe muzetë dhe me institute shkencore dhe arsimore.
Pasi të arrijmë që t’ia kthejmë imazhin pozitiv Çairit do të kemi zyre të posaçme ndërlidhëse me investitorët e huaj veçanërisht me investitorë të Turqisë me të cilët kemi projekte të përbashkëta për rregullimin e qytetit, pastrimin, ndriçimin si dhe rregullimin e qendrave rekreative për të rinjtë. Do të rregullohet Sheshi si dhe tregu i Bit pazarit, dhe është i gatshëm projekti për rregullimin dhe sanimin e Çarshisë se vjetër nga ana e një kompanie turke donacion tërësisht i qeveris turke.

Gikten Haziri: Është një plan modern urbanistik për Komunën dhe sa më shpejtë vitin e parë rregullimi i rrugëve të cilat janë në gjendje të mjerueshme.

PORTALB: E dimë se pos shumë problemeve tjera, në Çair, ka mungesë të madhe të parkingjeve, keni menduar të bëni parkingje në kate?

Izet Mexhiti: Parkingu nëntokësor është një prej zgjidhjeve që do të jetë në Sheshin Skënderbeu, parkingu i dytë mbitokësor do të ndërtohet në oborrin e teatrit shqiptar në Shkup, ku është parapa që procedurat për tokën komunale të hapen menjëherë pas zgjedhjeve, parkingu i tretë parashihet në oborrin e Xhamisë ‘Isa Beu’ ku do të ndërtojmë edhe Medresenë edhe garazhin ne kate, nëse arrijmë të gjejmë donator, mendojmë që edhe në Bit Pazar të ketë dy kate nëntokë, do ta realizojmë edhe një parking aty.

Muhamet Thaçi: Mungesa e parkingjeve është pasojë e uzurpimit të hapësirave publike, nga keqpërdoruesit e ndryshëm në kuadër të pushtetit aktual. Do te rishikohet çdo pëllëmbë e uzurpuar dhe do te veprohet komfor ligjit. Mendoj se duhet s paku në tre zona të Çairit të ndërtohen parkingje me kate sepse nuk zen hapësirë dhe janë më efikase, jemi ne shqyrtim te lokacioneve me te përshtatshme.

Gikten Haziri: Unë kur e shpalosa programin tim në Konventën e Çairit përmenda edhe parkingjet në kate dhe e ceka se ato do të jenë pa pagesë për qytetarët e Komunës Çair./PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button