Më një nëntor fillon konkursi ndërkombëtar për fotografi shkencore

Nga data 1 nëntor deri më 15 dhjetor të këtij viti do të zhvillohet konkurs i fotografisë shkencore në nivel shtetëror, ndërsa katër fituesit do të kenë mundësinë të konkurrojnë në nivelin e dytë të konkursit, në konkursin ndërkombëtar me fotografi pjesëmarrëse nga disa vende të Evropës dhe Botës, transmeton Portalb.mk.

Ky konkurs ndërkombëtar, kushtuar shkencës dhe lidhjes së saj me fotografinë, synon të nxisë publikun për të bërë fotografi me temë shkencore, duke e pasuruar përmbajtjen shkencore me përmbajtje dhe duke i afruar njerëzit me shkencën. Konkursi organizohet në kuadër të projekteve të Wikimedias që i përkasin Wikipedia-s, si një mjedis aktiv i dedikuar për mbledhjen dhe ndarjen e përmbajtjeve arsimore për përdorim falas nga të gjithë.

“Është e pamundur të imagjinohet kultura jonë pa shkencë. Edhe në botën vizuale në të cilën jetojmë, nuk mjafton vetëm të flasim për shkencën: ajo duhet të vizualizohet. Për këtë arsye po e organizojmë këtë konkurs, për të promovuar krijimtarinë dhe mbi të gjitha shkëmbimin e lirë të të gjitha llojeve të imazheve që kanë të bëjnë me shkencën”, thanë përfaqësuesit e Wikipedia-s përgjegjës për Maqedoninë.

Fotografitë mund të bëhen në shtatë kategori: njerëz në shkencë, fotografi mikroskopike, medium jo-fotografike, sete fotografish, kafshë të egra dhe natyra, të përgjithshme dhe astronomi.

Për të marrë pjesë fotografitë do të duhet të jenë me cilësi të lartë dhe përmbajtje shkencore të publikohen me licencë të hapur dhe të kenë përshkrim të mirë specifik në gjuhën maqedonase dhe angleze. Çdo pjesëmarrës mund të aplikojë me numër të pakufizuar fotografish.

Ata bëjnë të ditur gjithashtu se konkursi nuk kufizohet vetëm në fotot klasike. Do të pranohen prezantime të punuara me grafike pa vendosur ndonjë kufi të qartë midis kategorive të dhëna.

Konkursi kreativ është organizuar për herë të parë në vitin 2011, ndërsa në vitin 2015 për herë të parë është mbajtur në Maqedoni. Në vitin 2017, konkursi u zgjerua në nivel botëror kur, falë pjesëmarrjes së më shumë se 1928 personave, u grumbulluan 9575 fotografi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button