Nxënësit simulojnë vrasjet e ‘Squid Game’, psikologët janë të shqetësuar (VIDEO)

Në pushimin e gjatë të shkollës, nxënësit në ​​RMV simulojnë vrasje dhe përballen me sfida të tjera të dhunshme nga seria e Koresë së Jugut “Squid Game”. Seriali ksihte reagime të fuqishme për shkak të ndikimit negativ te fëmijët dhe të rinjtë. Në disa vende të botës, autoritetet tashmë kanë rekomanduar që prindërit të mos lejojnë fëmijët e tyre të shikojnë atë film. Në Britani autoritetet lokale u kërkuan prindërve të mos e shikojnë fëmijët e tyre këtë film pasi u raportua se gjashtëvjeçarët po kopjonin sfidat e dhunshme të lojës brenda filmit, shkruan Meta, transmeton Portalb.

Dr. Miroslav Pendarovski, profesor universitar, psikolog dhe psikoterapist flet për ndikimin e serialit te të rinjtë. Ai paralajmëroi se gjithçka që duket si lojë, nuk është lojë.

“Nuk është hera e parë që të rinjve anembanë botës u ofrohen seriale që i frikësojnë prindërit, mësuesit dhe të gjithë të tjerët që preken drejtpërdrejt ose tërthorazi nga pyetja: “ku ka shkuar bota?””, tha Pendarovski.

Sipas tij, lojërat me simulime vrasjesh, perversitete, dhunë të çdo lloji, mund të ofrojnë nga njëra anë një katarsis të disa frustrimeve të akumuluara te të rinjtë, por nga ana tjetër, krijojnë një model të unifikuar identifikimi me personazhet që mbartin errësirën te njerëzit.

“Në moshën më të re, fëmijët pa vetëdije ose me vetëdije imitojnë atë se çfarë shohin, prandaj është shumë e rëndësishme të bëhet kujdes se çfarë u servojmë atyre”, tha ai.

Sipas tij, këta personazhe nuk janë gjithmonë burim i vlerave të shëndetshme etike dhe jetësore, prandaj janë modele të këqia, të cilat përthithen nga rinia pa asnjë justifikim.

“Pra, ne kemi ardhur në një pozitë të çuditshme: deri në çfarë pike mund të shkojë loja dhe deri kur mund të themi se kemi problem serioz? Para pak kohësh kam shkruar për “lojëra” të ngjashme të rrezikshme si ajo e goditjes së të rinjve me njëri-tjetrin derisa ata të nxjerrin frymën dhe të bëhen të pavetëdijshëm (që ishte një trend i keq para një kohe), pastaj duke u hedhur nga dritaret e shkollës. Gjithmonë e kam theksuar shumëdimensionalitetin dhe kompleksitetin e këtyre çështjeve që nuk janë vetëm psikologjike por edhe sociale dhe etike”, shton Pendarovski.

Një grup studimesh pohon se të luash lojëra agresive ose të shikosh përmbajtje agresive ndihmon në uljen e sjelljes agresive të fëmijëve si rezultat i shkarkimit emocional i njohur si katarsis (greqisht: catharsis, çlirim emocional), dhe një grup tjetër studimesh thotë se luajtja ose shikimi i një përmbajtjeje të tillë inkurajon sjelljen e dhunshme.

“Po ndërtimi i vlerave të shëndetshme për brezat dhe referimi ndaj të mirës, ​​altruizmit, ndihmës, sjelljes kulturore, mirëqenies së të tjerëve?! Ku janë dilemat arsimore, çfarë brezash po edukojmë dhe kush do të mbajë nesër barrën për të udhëhequr një shoqëri relativisht të shëndetshme dhe morale? “Ku është kufiri mes asaj që është e drejtë dhe asaj që është thjesht e gabuar?”, pyet publikisht Pendarovski.

Sipas tij, këto janë çështje komplekse dhe kërkojnë konsideratë serioze me të cilat duhet të merren prindërit dhe mësuesit dhe psikologët dhe sigurisht ata që vendosin përmbajtje të tilla.

Pendarovski thotë se është i nevojshëm një sistem udhëzimesh, masash dhe sjelljesh që do të kthejnë orientimin e shëndoshë dhe të pjekur të të rinjve drejt vlerave të përgjithshme të jetës, natyrisht duke respektuar individualitetin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button