Egjipti pas katër vitesh do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi tha se po e heq gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur në vend katër vjet më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Për herë të parë pas disa vitesh, kam vendosur të mos zgjas gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Më vjen mirë që së bashku ndajmë momentin që një kohë të gjatë e kemi kërkuar me luftë dhe më punë të rëndë. Egjipti, falë njerëzve të mëdhenj dhe besnikë, është bërë oazë sigurie dhe stabiliteti në rajon”, ka shkruar Al-Sisi në llogarinë e tij në Facebook.

Më 10 prill të vitit 2017, Parlamenti egjiptian miratoi një gjendje të jashtëzakonshme tre-mujore për të “kundërshtuar rreziqet e terrorizmit” si përgjigje për sulmet me bomba ndaj dy kishave në veri të vendit, në të cilat humbën jetën 45 persona. Organizata terroriste DEASH mori përgjegjësinë për sulmet.

Në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila rinovohej vazhdimisht pa ndërprerje, autoritetet egjiptiane kishin të drejtë të evakuonin zonat, të vendosnin orë policore, të merrnin masa të rrepta sigurie dhe të ndëshkonin me burg shkelësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button