Zaev: Do të jap dorëheqje nëse e humbim Shkupin, por qeveria mbetet e udhëhequr nga LSDM-ja

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se do të japë dorëheqje nëse në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të dielën, LSDM-ja humb në Qytetin e Shkupit. Ai këtë e deklaroi gjatë paraqitjes së tij të mbrëmshme në TV Sitel. Por, shton ai, qeveria do vazhdojë të drejtohet nga partia e tij, transmeton Portalb.mk.

“Mesazhi në përgjithësi ka të bëjë me mobilizimin. Unë jam njeri luftëtar. Por duhet përkrahje nga qytetarë. Mund të jeni të guximshëm sa të doni, duke qenë të kujdesshëm për gjithçka që është e rëndësishme për vendin dhe duke e integruar atë në NATO, të merrni ofertë për fillimin e negociatave me BE-në që në dashtë Zoti, deri në fund të vitit të hapim Konferencën e parë ndërqeveritare, kjo është shpresa dhe vëzhgimet e mia që kam, por nuk mund të keni komuna që përhapin konservatorizëm, nacionalizëm dhe ndajnë qytetarët apo komunat ku p.sh. Shkupi si qytet është Qeveri në Qeveri, është shumë i rëndësishëm, apo të gjitha komunat tjera që kanë mbetur. Të keni politika që do të grinden me fqinjët, që nuk të çojnë në integrimin në BE ose të luftosh në mbështetje të bulevardeve moderne, zgjidhjeve moderniste, dhe dikush të mbrojë të kundërtën, e kjo është baroku dhe ngjashëm. Unë apo qeveria e udhëhequr nga unë nuk mund ta udhëheq më tej një qeveri të tillë”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të japë dorëheqje nëse humbet Shkupi apo deklaratat e tij të mëparshme në atë drejtim janë vetëm për mobilizim të elektoratit.

I pyetur nëse në atë rast dikush tjetër nga LSDM-ja do ta marrë postin e kryeministrit, ai është përgjigjur pozitivisht dhe lajmëroi rritje të shumicës parlamentare.

“Sigurisht, një qeveri e udhëhequr nga LSDM-ja, me partnerët e saj, plus një shumicë të përforcuar, mbetet qeveri e udhëhequr nga LSDM-ja”, tha Zaev.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale në qytetin e Shkupit, kandidati i LSDM-së dhe kryetari aktual Petre Shilegov fitoi rreth 8 mijë vota më pak se kandidatja e pavarur, e mbështetur nga VMRO-DPMNE Danella Arsovska.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në rrethin e parë, VMRO-DPMNE fitoi 22 komuna, LSDM 9 dhe BDI 3. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 31 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button