Huawei renditet ndër 10 punëdhënësit më të mirë në botë për vitin 2021

Revista Forbes ka publikuar së fundmi listën e punëdhënësve më të mirë në botë për vitin 2021. Huawei renditet në Top 10 dhe është kompania kineze me renditjen më të lartë në listë, duke u ngjitur me gjashtë vende nga viti 2020, transmeton pcworld.al.

Pavarësisht sfidave, Huawei ka investuar në fushën e teknologjisë duke sjellë produkte të reja, të cilat na ndihmojnë për të ndërtuar një botë inteligjente. Kompania po punëson vazhdimisht punonjës të rinj, veçanërisht talentet në fushën e teknologjisë, për të rritur fuqinë e novacionit. Nga ana tjetër, kompania po investon gjithashtu shumë në kërkime dhe zhvillim, duke u përqendruar në përparimet teknologjike që e çojnë botën përpara. Investimet e kompanisë kushtuar kërkimit dhe zhvillimit në 2020 arritën në 21.8 miliardë dollarë, duke zënë 15.9% të të ardhurave totale të kompanisë.

Për të arritur në këto përfundime, Forbes ka realizuar një anketë në shkallë të gjerë, e aplikuar në një kampion prej rreth 150,000 punonjësish nga 58 vende që punojnë me kohë të plotë ose të pjesshme. Forbes klasifikoi 750 punëdhënës në listën e këtij viti.

Listën e plotë mund ta shihni në faqen e internetit të Forbes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button