Zaev: Koalicioni qeveritar është stabil, nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Koalicioni qeveritar është stabil. Komunikimi është i kompletuar. Është legjitime që secili të luftojë për vota, deklaroi sonte lideri i LSDM-së Zoran Zaev duke i komentuar paralajmërimet e sotme të partnerit koalicionues Besa që në raundin e dytë të zgjedhjeve t’ua japin mbështetjen Aleancës për Shqiptarët, njofton Portalb.

Në pjesëmarrjen në ditalin qendror në televizionin Sitel, Zaev tha se nuk e ka dëshpëruar as ajo që PLD dhe RDM si partnerë koalicioni publikisht nuk u kanë bërë thirrje votuesve të tyre që t’ua japin mbështetjen në raundin e dytë për për kandidatët e koalicionit.

Ai theksoi se kanë dallime partnerët e koalicionit, por  që i lidhin vlerat e përgjithshme siç janë lufta kundër korrupsionit, reformat në gjyqësi, eurointegrimet…

“Kjo është bukuria e një demokracie dhe lirie. Ne kemi vlera të përbashkëta në koalicion dhe kjo na bashkon. Është e rëndësishme t’i mobilizojmë të gjithë votuesit me të cilët ndajmë vlera të përbashkëta”, tha Zaev.

Qëndrimi i qytetarëve në shtëpi, sipas tij, do të thoshte kthim i regjimit.

“Ne nuk humbëm nga VMRO-DPMNE-ja, por nga ata që qëndruan në shtëpi. Një pjesë adresuan dënim serioz për shkak të efikasitetit në punë dhe zgjidhjet personale, por besoj se e kemi ndryshuar qasjen në fushatën tonë. Qëndrimi në shtëpi është mbështetje e plotë për kundërshtarin tonë”, theksoi Zaev.

Në raundin  e dytë beson se LSDM-ja do të ketë fitore të dukshme dhe pret dallim të dukshëm në dobi të LSDM-së në Shkup, Çair, Karposh dhe qendër.

Në qoftë se LSDM-ja e humb Shkupin, Zaev përsëriti se nuk do të mund ta udhëheqë Qeverinë për shkak se opozita do të kryente obstruksione të politikave të pushtetit qendror. Megjithatë, kjo, sipas tij, nuk do të thotë se ka ardhur koha për zgjedhje të parakoshme parlamentare.

Ai potencoi se shumica parlamentare është e sigurtë, ndërsa nuk është për zgjedhje të parakohshme parlamnetare për shkak se, sipas tij, 2,5 vitet e ardhshme janë mundësi e papërsëtirut që të zhvillohet ekonomia dhe të valorizohet tanimë e punuara.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button