Basha publikoi raportin për korrupsionin

Lulzim Basha ka bërë publike në raport raportin e institutit ndërkombëtar “World Justice Project”, sipas të cilit Shqipëria renditet në vendin e fundit në Europë për shtetin e së drejtës, raporton Klan.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryedemokrati theksoi se me këto nivele korrupsioni që janë pasqyruar në raport, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të hapë negociatat me Bashkimin Europian, por vetëm me “unionin afrikan”, duke akuzuar Qeverinë Rama.

“Pak ditë më parë, “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021, në të cilin Shqipëria renditej e fundit në Europë.

E 83-ta nga 139 shtete, është renditur vendi ynë, mes Algjerisë dhe Surinamit, një shtet për të cilin disa prej njerëzve në këtë sallë duhet të klikojnë në google për ta gjetur. Ndërsa unë e mbaj mend nga vitet e studimit në Holandë si vendi me një president në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për korrupsion, trafik droge dhe vrasje politike. Këtu është katandisur Shqipëria 8 vite pas sundimit të këtij kryeministri, në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm. Në një vend ku mendjelehtësi marramendëse trajtohen me oreks të panginjshëm cdo lloj teme, mjaft që të  që eklipsojnë debatin mbi ato që realisht prekin jetën e njerëzve”, deklaroi Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button