Vetëm 0.5 përqind e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga panelet diellore gjatë verës

Në muajin gusht në Maqedoninë e Veriut vetëm 1.3 përqind e energjisë elektrike prodhohet nga turbinat e erës, ndërsa 0.5 përqind nga energjia diellore, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit gusht  të vitit 2021, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 586 691 МWh energji elektrike, 36.924 mil. nm3 gaz natyror, 413 040 ton qymyr dhe  112 231 ton produkte të naftës”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 88.7 % në harxhimin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa pjesa tjetër për shndërrimin e energjisë.

Enti theksoi që 97.12 % nga harxhimi i përgjithshëm i qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike.

Raportohet që 0.8 përqind e energjisë elektrike prodhohet nga bimët e biogazit, 24.8 përqind nga hidrocentralet, 41.5 përqind nga termocentralet dhe 31.1 përqind nga termocentralet e kombinuar dhe impiantet industriale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button