fbpx

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundësi edhe dy ditë të tjera për të paraqitur tatimin në DAP

Deri më 27 tetor do të mund të paraqiten raportet e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në Drejtorinë për të Ardhura Publike në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me Ligjin për procedurë tatimore, për shkak vështirësive gjatë paraqitjes së tatimit përmes sistemit e-tatimi, njoftojmë obliguesit tatimor dhe kontabilistët që është vazhduar afati për paraqitjen e TVSH-04”, deklarojnë nga DAP.

Fillimisht afati për paraqitjen e TVSH-së ishte deri më 25 tetor, por kjo Drejtori sot vendosi të vazhdojë deri më 27 tetor.

Obliguesit tatimor paraqitjen e TVSH-së janë të obliguar ta paraqesin në afat prej 25 ditëve përmes formës E-tatimit. Për informacione shtesë ose zgjidhjen e problemeve gjatë plotësimit të TVSH-04, qytetarët mund të kontaktojnë DAP-in.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button