Shpresojmë Besa me ka krejt të largohet nga e keqja, duke krijuar shumicë të re parlamentare, kërkoi Aleanca për Shqiptarët

Marrëveshja ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa për xhiron e dytë në Zgjedhjet Lokale, ka nxitur Aleancën për Shqiptarët të kërkojë nga Besa të bashkëngjiten në nismën e tyre për krijimin e shumicës së re parlamentare dhe riformatimin e Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Vazhdojmë të vlerësojmë se BDI duhet të bjerë nga çdo pushtet. Shpresojmë që Lëvizja Besa ta ketë me njëmend ndarjen nga e keqja, por rikujtojmë se kjo bëhet vetëm nëse BDI hiqet ME KA KREJT nga pushteti dhe krijojmë shumicë të re parlamentare”, deklarojnë nga ASH-ja, duke mirëpritur marrëveshjen me Lëvizjen Besa.

Ata vlerësuan që edhe simpatizantët e votuesit e tyre duhet të mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në.

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, nëpërmjet një konference për media, zyrtarizoi bashkëpunimin me Aleancën për Shqiptarët dhe mbështetjen e ndërsjellë, ku këto subjekte politike garojnë me kandidatë të tyre për në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button