Mbretëria e Bashkuar e zbardhi Programin e Presidencës për të shtyrë para ambicien globale për klimën në COP26

Afro 50 ngjarje të organizuara nga Presidenca e COP26 e Mbretërisë së Bashkuar do të shfaqë aksionin dhe do të nxisë vrullin nga e gjithë shoqëria gjatë samitit dyjavor; Programi pasqyron angazhimin e Presidencës së COP26 për gjithëpërfshirje duke bashkuar shoqërinë civile, bizneset dhe të rinjtë; Qeveria publikon gjithashtu programin për pavijonin e MB-së i cili do të theksojë udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar mbi klimën.

Qeveria e MB ka zbuluar Programin për ngjarjet e Presidencës për Samitin dy javor COP26, që do të mbahet në Glasgou prej 31 tetor-12 nëntor. Programi fillon me një Samit të Liderëve Botërorë (1-2 Nëntor), të organizuar nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Xhonson, për të cilin më shumë se 120 liderë kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tyre.

“Ata inkurajohen të përcaktojnë veprime ambicioze për të reduktuar emetimet – duke përfshirë zero neto dhe në përdorimin e qymyrit, makinave dhe drunjve, masat për t’u përshtatur me ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe për të mobilizuar financat, dhe për të sinjalizuar kolektivisht angazhimin e tyre për të mbajtur gjallë qëllimin vendimtar të Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar rritjen e temperaturës globale nën 2 gradë C dhe sa më afër 1.5 gradë C”, informojnë nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup.

Siç thuhet në kumtesë, paralelisht me negociatat formale, programi dy-javor i ngjarjeve të Presidencës do të vërë në qendër të vëmendjes mënyrën se si të gjitha pjesët e shoqërisë dhe ekonomia globale drejtojnë veprime ambicioze për klimën.

“Ngjarjet ndodhin në ditë kryesore me tematika, duke përfshirë financat, përshtatjen ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike, tranzicionin e energjisë, natyrën dhe përdorimin e tokës, gjininë dhe rininë. Kancelari Rishi Sunak do të hapë ditën e parë të tematikës, me një ngjarje mbi mënyrën se si financat janë vënë në dispozicion për të përmbushur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit ndërsa ministrat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar do të marrin pjesë në ngjarjet gjatë të dy javëve”, thuhet në kumtesë.

Ata shtojnë se ngjarje të tjera përfshijnë nxitjen e bisedave për kalimin nga qymyri në energjinë e pastër; duke iu përgjigjur raportit të fundit të IPCC për ditën e Shkencës dhe Inovacionit; dhe një mbledhje e ministrave të arsimit dhe ndryshimeve klimatike me të rinjtë për të diskutuar rëndësinë e arsimit në krijimin e të ardhmes pozitive të klimës.

“Në ditën e Përshtatjes, humbjes dhe dëmtimit, bashkësitë që janë në vijën e parë do të ndajnë përvojat e tyre për efektet më të këqija nga ndryshimet klimatike. Kjo do të pasohet me një diskutim ministror për përpjekjet për tu përshtatur në ndikimet e bëra nga ndryshimet klimatike”, thonë nga Ambasada.

Pjesëmarrësit në samit gjithashtu do të kenë mundësinë të marrin frymëzim nga më shumë se 80 pavione, ku vendet, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare do të kenë programet e tyre të kuruara të ngjarjeve. Në përputhje me angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për përfshirje, COP26 është COP i parë që ofron një pavijon të përbashkët, duke ju mundësuar delegacioneve të mbajnë ngjarje në një pavijon të ndërtuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Sot MB po publikon Programin për pavionin e MB-së që do të mbështesë qëllimet kryesore të Presidencës së COP26, duke shfaqur udhëheqësinë dhe veprimin e MB për klimën. Pavioni i Mbretërisë së Bashkuar do të shfaqë një gamë të gjerë partnerësh dhe ngjarjesh, duke përfshirë barazinë gjinore dhe mbështetjen e bashkësive pyjore autoktone dhe lokale.

Ditët tematike të Programit të Presidencës do të mbulojnë financat; energjinë; rininë dhe fuqizimin publik; natyrën dhe përdorimin e tokës; përshtatjen, humbjen dhe dëmin; gjininë; shkencat dhe inovacionet; transportin; si dhe qytetet, rajonet dhe mjedisi i ndërtuar.

Publiku gjithashtu mund të përfshihet në më shumë se 200 ngjarje të organizuara në Zonën e Gjelbër të MB në Glasgou nga e hëna e 1 nëntorit deri të premten e 12 nëntorit. Më shumë të dhëna këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button