Blerim Bexheti mori mandatin e kryetarit të Sarajit

Komuna e Sarajit është njëra nga tre komunat në Maqedoninë e Veriut që u siguruan nga Bashkimi Demokratik për Integrim që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor.

Sot, Blerim Bexheti ka marrë mandatin e ri dhe sërish është ulur në karrigen e të parit të Sarajit për të udhëhequr me këtë komunë edhe për katër vjet, transmeton TV 21.

Ky është mandati i tretë që e siguron Bexheti, por njëri nuk ka qenë i plotë pasi u largua pas dy vjetësh qeverisje për të ushtruar funksionin e Ministrit të Drejtësisë.

Ndërkaq BDI përveç se në Saraj, në rrethin e parë fitoi edhe në Likovë dhe Pllasnicë.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në rrethin e parë, VMRO-DPMNE fitoi 22 komuna, LSDM 9 dhe BDI 3. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 31 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button