Anëtarësimi i Maqedonisë në BE është i mundur vetëm me reforma dhe respektim të vlerave evropiane, porositi Plevneliev

Është nder për të gjithë gjeneratat e politikanëve bullgarë, si dhe për të sotmit, të arrijnë që ta mbajnë konsensusin. Pas këtij konsensusi qëndron shoqëria bullgare. Jemi të bashkuar në faktin se e vërteta për historinë dhe vlerat evropiane duhet të jetë në qendër të zgjidhjes dhe vetëm atëherë zgjidhja do të jetë e qëndrueshme”, tha ish-presidenti bullgar Rosen Plevneliev në një intervistë për agjencinë e lajmeve BGNES, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, e vetmja gjë që duhet të bëjnë politikanët bullgarë është të përmirësojnë komunikimin me fuqitë botërore dhe Komisionin Evropian (KE) në mënyrë që zgjidhja të jetë e qartë.

“Po u drejtohem miqve tanë në Shkup – liderëve dhe shoqërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut – duhet të jetë e qartë. NATO është gjeopolitikë, ndërsa BE është vlera. Pikërisht për shkak se NATO është gjeopolitikë, Bullgaria mbështeti pa kushte Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në aleancën më të fortë të mbrojtjes. Pikërisht për shkak se BE-ja është bashkim vlerash, Bullgaria ka të drejtë të vërë në dukje problemet me respektimin e vlerave evropiane dhe të thotë se e vetmja zgjidhje e mundshme e mosmarrëveshjes mes Sofjes dhe Shkupit është zgjidhja e bazuar në vlerat evropiane. Nuk mund të ketë zgjidhje tjetër”, tha Plevneliev.

Ai u bën thirrje autoriteteve maqedonase të mos bëjnë presion apo lobim sepse nuk do të arrijnë asgjë. Sipas tij, diçka do të ndryshojë vetëm me reforma që dëshmojnë se vlerat evropiane aplikohen dhe zbatohen nga shoqëria dhe partia në pushtet në vend.

“Kemi problem me këto vlera. Edhe këtu Bullgaria është avokat dhe mbrojtëse e këtyre vlerave. Duam të ndihmojmë autoritetet në Shkup të kuptojnë problemin. Vendimet nuk janë të vështira. Duhet ta bëni atë që është bërë në Shqipëri.”Nëse e bëni këtë, nuk ka kush t’ju ndalojë në rrugën e integrimit evropian”, tha Plevneliev.

Ai në intervistë, rendit gjërat më të rëndësishme që duhet të bëjnë autoritetet në Shkup nëse vërtet duan të fillojnë negociatat me BE-në.

“1. Qeverisje evropiane është qeverisje e së drejtës, por Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet autoriteteve të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk respektohet. Kjo është shkelje e shtetit ligjor. T’i përmbahemi kësaj marrëveshje, përndryshe Bullgaria nuk ka se si të japë dritën jeshile;

2. Të drejtat evropiane janë të drejta të të gjithë qytetarëve në një shoqëri. Por, sot Bullgaria në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka të njëjtat të drejta si serbët, shqiptarët, turqit, vllehët dhe të tjerët. Jepini të drejta atyre qytetarëve që identifikohen si bullgarë, serbë ose kombësi të tjera. Diskriminimi nuk është vlerë evropiane dhe nuk ka vend në BE;

3. Heqja dorë nga gjuha e urrejtjes. Akoma shohim gjuhë të urrejtjes kudo, përfshirë mediat shtetërore, në tekstet shkollore nga të cilat mësojnë të rinjtë. Ne duam pikërisht të kundërtën. Duam që të mos ketë kufizime për të rinjtë që të shkojnë në skijim së bashku në Bansko dhe në një restorant në Ohër. Të rinjtë nuk mund të jenë miq të parë dhe vëllezërit nëse tekstet shkollore në Republikën e Maqedonisë së Veriut thonë se bullgarët janë tatarë dhe fashistë”, tha Plevneliev, duke theksuar gjërat kryesore të nevojshme që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat.

Ai në intervistë i drejtohet drejtpërdrejt  edhe partisë në pushtet në vend dhe shoqërisë maqedonase.

“Të dashur miq dhe qeveritarë në Shkup, bëni atë që po bën Shqipëria dhe askush nuk do t’ju ndalojë. Fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ju u detyroheni përgjigjet e historisë, për regjimin komunist, ideologjinë dhe tekstet shkollore. Filloni me reformat. Kjo do t’ju paguhet, jo vetëm sepse nuk do të ketë njeri që t’ju ​​ndalojë, por edhe sepse do të përparoni shumë më shpejt në integrimin evropian. Ata që janë të armatosur me vlera evropiane po përparojnë me shpejtësi. Kjo është këshilla jonë për ju dhe ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë”, tha Plevneliev.

Kujtojmë se presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button