Rrahje midis boksierëve Rexhepovskit dhe Salievskit, këshilltarë të rinj nga lista e Maksim Dimitrievskit dhe LSDM-së.

Këshilltarët e ardhshëm në Këshillin e Komunës së Kumanovës, Rexhep Rexhepovski nga lista e pavarur “Për Kumanovën tonë” dhe Samet Salievski nga LSDM, në polici raportuan sulm fizik. Incidenti ndodhi dje rreth orës 14 në lagjen e Kumanovës Sredorek, kurse 15 minuta më pas Rexhepovski raportoi se ishte sulmuar nga Salievski dhe babai i tij. Dy minuta më vonë erdhi një raport tjetër, këtë herë nga Salievski. SPB Kumanovo thotë se janë duke punuar në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 23.10.2021 në ora 14:15 në SPB Kumanovë R.R. ka raportuar se në lagjen Sredorek është sulmuar fizikisht nga S. S. dhe babai i tij. Të njëjtën ditë në orën 14:17. S.S. ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga R. R. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan nga MPB.

Rexhepovski është fitues i medaljes së argjendtë nga Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit në vitin 1984, ndërsa Salievski është gjithashtu një ish-boksier me karrierë serioze dhe të dy janë trajnerë në Klubin e boksit Kumanova.

Dhe derisa policia po heton rastin, nga dy shtabet dolën në konferenca për shtyp me akuza të ndërsjella.

“Në vetëm një javë para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, në Kumanovë filloi dhuna dhe përleshjet fizike vetëm për të marrë më shumë vota. Më 23.10.2021, kandidati ndaj kandidatit tonë për këshilltar nga nisma civile “Për Kumanovën tonë” Rexhep Rexhepovski është ushtruar sulm fizik nga këshilltari i LSDM -së Samet Salievski dhe babai i tij në lagjen Sredorek. Ky rast është raportuar në MPB”, tha Nikollaj Pavlovski nga lista e pavarur e këshilltarëve, i cili i bëri thirrje ministrit Oliver Spasovski që t’i mbrojë aktivistët e tyre nga presionet dhe kërcënimet.

Pres-konferencë mbajti edhe këshilltari Salievski, i cili njoftoi se do të ngre padi penale kundër sulmuesit dhe padi penale për shpifje ndaj Nikollaj Pavllovskit, zëdhënës i Dimitrievskit.

“Rexhepovski pa arsye më goditi në kokë, kam kërkuar ndihmë mjekësore, kam lëndim dhe rastin e kam denoncuar në polici. Ky regjim i Dimitrievskit është regjim i Gruevskit. Ne, romët, jemi njerëz paqësorë, por ekipi i Dimitrievskit dëshiron ta vazhdojë dhunën kundër nesh”, tha Salievski, i cili nuk deshi të hyjë në hollësitë e dhunës së kryer ndaj tij dhe u bëri thirrje institucioneve kompetente që të zbardhin rastin .

Në Kumanovë, para rrethit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, është duke u zhvilluar një fushatë e ashpër politike mes anëtarëve të ndarë të LSDM-së. Shokët e dikurshëm partiak, tani kundërshtarë të zemëruar, Maksim Dimitrievski dhe Oliver Ilievski, akuzohen çdo ditë për presion, frikësim dhe ryshfet ndaj votuesve. Dimitrievski dje mori mbështetje zyrtare për raundin e dytë nga VMRO-DPMNE-ja, e cila edhe më tej ngriti tensionet dhe elektrizoi situatën.

Në raundin e parë, Dimitrievski dhe Ilievski morën nga 15 mijë vota dhe është e pasigurt se kush do t’i bindë votuesit që ta udhëheqë komunën më të madhe në vend në 4 vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button