Austria planifikon karantinimin e të pavaksinuarve

Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve të reja me koronavirus në vend, qeveria austriake paralajmëroi se nëse situata do të përkeqësohet, atëherë të gjithë personat e pavaksinuar do të karantinohen, transmeton Portalb.mk.

Kancelari austriak Aleksadër Shalenberg u shpreh se vendi po përballet me një pandemi të pavaksinuarish, dhe pjesa më e madhe e pacientëve në terapi intensive janë të pavaksinuar kundër COVID.

“Dua ta bëj të qartë së vendimet e ndërmarra sot mbi rikthimin e karantinës dhe të tjera kufizimeve, nuk do të aplikohen për personat që janë vaksinuar apo janë shëruar nga sëmundja”, tha Schalenberg.

Ai i bëri apel popullsisë që të vaksinohet. Qeveria austriake e përbërë nga Popullorët dhe të Gjelbërit, me propozim të ministrisë së shëndetësisë, shtoi dy nivele alarmi me masat përkatëse: të katërtin dhe të pestin.

Në Austri, javën e fundit janë rritur ndjeshëm infektimet. Nëse numri i pacientëve do të përbëjë 30 për qind të vendeve në terapi intensive, atëherë do të aktivizohet menjëherë mbyllja për personat e pavaksinuar.

Nga 1 nëntori, në të gjitha vendet e punës secili duhet të vërtetojë nëse është i vaksinuar, i shëruar prej 6 muajsh ose ka tampon negativ. 

Reagimet kundër vendimit të qeverisë kanë qënë të forta pasi e konsiderojnë qëndrimin pabarazi dhe diskriminim për 35 % të popullsisë së pavaksinuar në vend.

Sakaq në Itali, edhe këtë të shtunë protestuesit kundër vaksinimit të detyruar dhe pashaportës shëndetësore, kanë pushtuar sheshet në qytetet më të mëdha të vendit.

Qytetarët kërkojnë liri ndërsa kundërshtojnë me forcë edhe vaksinimin e fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button