Parisi brenda katër viteve do të bëhet 100% qytet çiklistik, zbuloi planin e ri (VIDEO)

Parisi do të rrisë numrin e rrugëve të mbrojtura për biçikleta në qytet, si dhe do të rrisë hapësirat e parkimit të biçikletave. Ky është plani i çiklizmit 2021-2026 i botuar më 21 tetor i quajrut si Plan Velo: Akti 2, shkruan Forbes, transmeton Portalb.mk.

Plan Velo është plani i çiklizmit prej 174 milionë dollarësh, i cili po bëhet gjithnjë e më i guximshëm me çdo përditësim. Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo u zgjodh për një mandat të dytë vitin e kaluar pasi futi me sukses shumë masa pro-biçikletës. Më 23 tetor, Hidalgo e lancoi fushatën e saj për t’u bërë Presidente e Francës.

Plani i ri prej 290 milionë dollarësh gjithashtu premton t’i mirëmbajë shtigjet edhe në dimër, pra do të pastrohet dëbora nga shtigjet e biçikletave.

Parkimi me biçikleta në qytet do të rritet ndjeshëm, në të njëjtën kohë do hiqen hapësira të parkimit të makinave.

Plani Velo parashikon ngritjen e 30,000 vendeve të parkimit me 1,000 hapësira shtesë të rezervuara për biçikletat. Do të ketë gjithashtu 40,000 vende të reja parkimi të sigurta për biçikleta pranë stacioneve hekurudhore me shpresën që, falë granteve dhe stimujve të tjerë, sektori privat do të instalojë 50,000 vende të tjera.

Fakti që Parisi po bëhet me shpejtësi një nga qytetet kryesore të çiklizmit në Evropë nuk ka kaluar pa u vënë re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button