RMV, qasja te mjekët specialistë në shëndetësinë publike mbetet problematike

Komisioni Evropian në raportin e fundit të progresit për vendin vlerëson se shëndetësia po përballet me humbje të personelit mjekësor, veçanërisht specialistëve që ose shkojnë në sektorin privat ose shkojnë për punë jashtë vendit, transmeton Portalb.mk.

Raporti vlerëson se qasja tek specialistët në shëndetin publik mbetet problematike.

“Edhe përkundër parashikimit të rritjes së pagave për të mbajtur punëtorët, shëndetësia po përballet me humbje të kuadrit mjekësor, veçanërisht të specialistëve që kalojnë në sektorin privat apo shkojnë për të punuar jashtë vendit. Kuadri vazhdon të ketë nevojë për trajnim të specializuar në përdorimin e pajisjeve të përparuara mjekësore”, nënvizon KE.

Lidhur me rimbursimin e fondeve të paguara për shërbimet shëndetësore, nga KE vlerësojnë se pacientët paguajnë afërsisht një të tretën e të gjitha shërbimeve shëndetësore pa u rikthyer, me çka rriten dallimet sociale.

Në pjesën ku KE-ja i referohet pandemisë kovid-19 thuhet se gjatë valës së tretë ishin mbushur 90 për qind e shtretërve spitalorë në sistemin publik shëndetësor. Sa i përket vaksinimit, theksohet se deri në fillim të tetorit të këtij viti plotësisht janë vaksinuar rreth 35 për qind e popullsisë dhe se plani kombëtar parashikon që deri në fund të vitit të imunizohen 60 për qind e popullsisë.

“Vaksinimi ka filluar në shkurt të vitit 2021 dhe sipas planit kombëtar deri në fund të vitit 2021, kundër koronavirusit duhet të vaksinohen 60 për qind e popullsisë. Rreth 35 përqind e popullsisë është vaksinuar plotësisht deri në fillim të tetorit 2021″, thuhet në raport.

Në pjesën kushtuar sëmundjeve, Komisioni Evropian arrin në përfundimin se niveli i financimit skriningun e kancerit është i pamjaftueshëm dhe të dhënat nga regjistrat kombëtarëdhe rajonal të kancerit nuk janë të disponueshme publikisht. Programi kombëtar për zbulimin e hershëm të kancerit ende nuk është zbatuar, thonë nga Komisioni Evropian.

Të nevojshme janë financimi i duhur dhe angazhimi i mëtejshëm me qëllim që të harmonizohen rregullat kombëtare me të drejtën e BE -së, thuhet në raport.

Për sëmundjet e ngjitëse, Komisioni Evropian vlerëson se vendi është pjesërisht i harmonizuar me ligjin e Bashkimit Evropian dhe rekomandon miratimin e një strategjie të re shumëvjeçare për luftën kundër HIV nga anae Qeverisë.

Raportin e plotë të KE-së për Maqedoninë e Veriut mund ta gjeni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button