The Guardian: vendet e varfra do të marrin financa nga fondi për aksione klimatike

Një plan për krijimin e një fondi financimi për aksion klimatik është i nevojshëm që rë fitohet mbështetje nga vendet nga vendet në zhvillim për arritjen e ndonjë marrëveshjeje në Konferencën e ardhshme të OKB-së për Ndryshimet klimatike (COP 26), shkruan Guardian, transmeton Portalb.mk.

Financa e tilla duhet të ndihmojnë vendet më të varfra të botës të përballen me sfidat e reduktimit të emetimeve të gazeve serrë, gjegjësisht të kapërcehet hendeku midis vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me Gjermaninë dhe Kanadanë, sot i paraqesin propozimet e planit për financim të klimës, i cili është thelbësor për vendet në zhvillim që të pranojnë qëllimet e një marrëveshjeje të mundshme që do të arrihet në COP 26 në Glasgow.

“Vendet e zhvilluara duhet të përmbushin 100 miliardë dollarët në vit që u premtohen vendeve në zhvillim”, tha ministri britanik Alok Sharma.

Financime shtesë janë zotuar tashmë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Kanadaja, Japonia dhe vende të tjera, por do të nevojiten fonde shtesë.

Në Konferencën e 26-të të OKB-së për Ndryshimet klimatike, liderët botërorë do të duhet të merren vesh për reduktimin e emetimeve botërore të gazeve serrë. Vendet më pak të zhvilluara ndotin më pak se vendet më të zhvilluara, por zhvillimi i tyre i shpejtë dhe mungesa e burimeve të mjaftueshme për të luftuar ndryshimet klimatike i bëjnë këto vende problematike në përmbushjen e synimeve të vendosura në Konferencën e ardhshme.

Ndryshe, çdo vend është dashur të përgatisë planin e vet për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë para COP 26 në Glasgow, dhe një plan të tillë tashmë e ka përgatitur edhe Maqedonia e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button