Izraeli planifikon ndërtime të reja në Bregun Perëndimor

Izraeli po planifikon të ndërtojë 1.355 shtëpi të reja banimi në Bregun Perëndimor të okupuar, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet izraelite publikuan më 24 tetor, tenderët për ndërtimin e shtëpive të reja në një sërë vendbanimesh në Bregun Perëndimor, në tokat e të cilit palestinezët synojnë të kenë shtetin e tyre të ardhshëm.

Në luftën gjashtë ditore të vitit 1967, Izraeli e pushtoi territorin e Bregun Perëndimor, transmeton REL.

Gjithashtu pritet që në ditët e ardhshme një komitet qeveritar izraelit të diskutojë propozimet për ndërtimin e rreth 3.000 njësive të reja të vendbanimeve.

Ministri i Strehimit në Izrael, Zeev Elkin, që i takon partisë së krahut të djathtë Shpresa e Re, tha se “forcimi i pranisë hebreje në Bregun Perëndimor ishte thelbësor për vizionin e vendit të tij”.

Por, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim me vendimin e Izraelit.

Më 23 tetor, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se hapa të tillë mund të rrisin tensionet dhe të dëmtojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje.

Ministria e Punëve të Jashtme e palestinezëve tha se planet e vendbanimeve të Izraelit mund të kenë një “ndikim katastrofik në mundësitë për të arritur paqe në bazë të zgjidhjes me dy shtete dhe në përpjekjet rajonale, të SHBA-së dhe ndërkombëtare për të ndërtuar besimin midis izraelitëve dhe palestinezëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button