Gjykata Administrative e pranoi ankesën e ASH-AA, në Dibër do të ketë rivotim në një vendvotim

Gjykata Administrative e ka pranuar ankesën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën për votimin në vendvotimin 0543 në Dibër. Kjo do të thotë se shfuqizohen rezultatet nga votimi për kryetar komune dhe këshilltarë në këtë vend. Më 31 tetor, në Dibër, nuk do të ketë rreth të dytë, por rivotim në vendvotimin në fjalë, njofton Portalb.mk.

Në rrethin e parë, kandidati i ASH-AA, Bekim Pocesta fitoi 285 vota më shumë se kandidati i BDI-së, Hekuran Duka.

Në këtë vendvotim ka të regjistruar 697 votues. Në rrethin e parë kanë votuar 485. Pocesta ka fituar 271 vota, derisa Duka 195. Në vend të tretë është kandidati i PDSH-së, petrit Klenja. Ai ka fituar vetëm 2 vota.

Ky vendin vjen pasi që ASH-AA ka dorëzuar ankesë për procesin zgjedhor për disa arsye. Mes tjerash, procesverbali nuk është nënshkruar nga shumica e anëtarëve të këshillit, nuk janë theksuar arsyet për atë, nuk ka pasur nënshkrim as nga Komisioni Zgjedho Komunal, a edhe me procesin në këtë vendvotim ka udhëhequr kryetari i cili paraprakisht është shkarkuar nga Komisioni Zgjedhor Komunal.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në rrethin e parë, VMRO-DPMNE fitoi 22 komuna, LSDM 9 dhe BDI 3. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 31 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button