MPB mohon se zyrtarë të policisë kanë planifikuar të keqtrajtojnë votues

I hedhim poshtë kategorikisht si të pavërteta të gjitha akuzat për gjoja “vëzhgim të koordinuar, keqtrajtim dhe pengim selektiv të lirisë së njeriut”, ka reaguar MPB-ja pas konferencës për media të VMRO-DPMNE-së, në të cilën u tha që policë të afërt me LSDM-në kanë bërë marrëveshje të keqtrajtojnë njerëzit gjatë zgjedhjeve, njofton Portalb.mk.

“E njoftojmë opinionin se MPB nuk ka krijuar Viber grup të tillë dhe se aktivitetet e MPB-së në Prilep dhe në asnjë qytet tjetër nuk janë të koordinuara përmes grupeve në Viber. Njëkohësisht, u bë kontrolli i statistikave për veturat e dërguara për kontroll teknik, informojmë se atë ditë në Prilep nuk është dërguar asnjë automjet për kontroll teknik, e as nuk është shqiptuar sanksion për kundërvajtje në komunikacion, që tregon se veprimet e cekura në fakt nuk kanë ndodhur”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki në konferencë për shtyp tha se informacionin ua kanë dhënë policë të brengosur, të punësuar në MPB të cilët nuk kanë dashur të marrin pjesë më në të njëjtin grup kriminal. Sipas VMRO-DPMNE-së, grupi kishte mbi 40 policë.

Nga MPB thonë se po punohet për zbardhjen e fakteve.

LSDM distancohet nga çdo parregullsi apo konstrukteve për parregullsi për këto zgjedhje.

“LSDM bën komunikim të ndershëm, të qetë, të hapur dhe publik me qytetarët dhe i hedh poshtë të gjitha tentativat me të cilat Viber grupet e pretenduara duhet të dëshmojnë se LSDM qenka angazhuar në monitorimin e njerëzve në ditën e zgjedhjeve”, kanë reaguar nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button