Tajvani u godit nga një tërmet 6,5 ballë

Një tërmet me magnitudë 6,5 ballë tronditi sot Tajvanin verilindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërtesat në kryeqytetin Taipei janë lëkundur, por nuk raportohet për të lënduar.

Tërmeti u regjistrua në orën 13:11 sipas orën lokale. Epiqendra ishte pranë qytetit Yilan, rreth 35 kilometra në lindje të Taipeit, pranë bregut verilindor, sipas Qendrës Meteorologjike.

Disa sekonda më vonë, pasoi një tërmet me magnitudë 5,4 ballë të shkallës Rihter.

Metroja është mbyllur përkohësisht dhe nuk raportohet për dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button