Është grabitur një biznesmen në Krujë, i prenë gishtin me gërshërë dhe ia vodhën 100 mijë euro

Biznesmeni Nazim Çangu është dhunuar dhe lidhur gjatë  grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro.

Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.

Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë.

Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë, transmeton TCH.

Grabitësit kanë marrë para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Sipas informacioneve, grabitësit ishin të armatosur me pistoleta dhe kallashnikovë, ndërsa njëri prej tyre ishte i veshur me një uniformë policie.

Biznesmeni ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët.

Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sipas policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button