ANALIZË: Flota e automobilave të komunave në RMV – nga ato modeste deri në ato luksoze!

Nga luksi deri në modesti. Lloje të ndryshme automjetesh – automobila, kamionë, furgonë, autobusë janë regjistruar në Regjistrin e automjeteve që është publikuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Portalb.mk duke iu referuar të dhënave zyrtare nga ky regjistër publikon detaje rreth automobilave të komunave më të mëdha në vend.

Është interesante se regjistri nuk përmban të dhëna për automobilat e disa komunave, duke përfshirë edhe komunën e Strugës, edhe pse kryetari i komunës dhe kandidati për mandat të ri, Ramiz Merko theksoi se komuna në vitin 2019 bleu një makinë të re luksoze, Audi A6 në vlerë prej 67,000 eurosh. Regjistri nuk përmban të dhëna as për komunat e Sarajit, Gostivarit, Kërçovës, Çairit, Shuto Orizarit, Ohrit, Dibrës, Radovishit, Zërnovcës, Çairit, etj. Për këto komuna ka të dhëna se çfarë automobilash kanë në dispozicion njësitë rajonale të pushtetit lokal, ndërmarrjet publike në nivelin lokal – por nuk ka të dhëna për automobilat që i përkasin vetë komunës.  Këtu janë llojet e automjeteve me të cilat disponojnë disa nga komunat:

Komuna e Haraçinës në dispozicion ka 12 automjete – e fundit është blerë në vitin 2018, bëhet fjalë për një automjet transporti – furgon (kombi). Komuna ka edhe disa automjete të tjera të tilla për transport, duke përfshirë edhe katër Audi A6 të vitit 1997 dhe dy BMW të vitit 2003.

Komuna e Manastirit, si pjesë të flotës së saj ka një autobus, automjeti më i vjetër është blerë në vitin 1999, ndërsa më i riu është i markës 2016 Dacia – Sandero, nga kategoria e makinave të njohura si SUV. Manastiri ka gjithsej 11 automjete.

Komuna e Tetovës, e cila sikurse edhe Manastiri dhe Haraçina do të fitojnë kryetarin e komunës në rrethin e dytë, disponon me shtatë automjete – më i vjetri është i vitit 1995, ndërsa më të rejat janë blerë në vitin 2007 – Lada Niva dhe Fiat Punto.

Komuna e Shtipit ka raportuar në Regjistër se posedon nëntë automjete – më e reja, Johnn Wayne është blerë në vitin 2016, dhe më e vjetra është nga viti 1995. Komuna gjithashtu ka një autobus Jutong. Kjo komunë e fitoi kryetarin e ri të komunës në rrethin e parë të zgjedhjeve.

Komuna e Gjorçe Petrovit, e cila fitoi kryetarin e komunës në rrethin e parë, ka 13 automjete – dhe si pjesë e flotës së saj janë edhe markat e njohura të nivelit të lartë – Audi A6 nga viti 2005 dhe Audi A4 nga viti 2004. Janë raportuar dy automjete terreni – Lada Niva pa u përmendur viti i blerjes. Komuna gjithashtu ka një automobil Yugo dhe dy automobila Citroen Berlingo të vitit 2010. Pjesë e flotës janë edhe dy Mercedesa nga vitit 1993 dhe nga viti 2004.

Komuna e Karposhit ka një nga flotat “më të pasura” – 33 automjete, automobila, kamionë, xhipa. Kështu, në vitin 2019 komuna ka blerë tre kamionë DFSK tipi C 31, si pjesë e flotës së automobilave janë dy Audi A4 të vitit 2009, gjashtë kamionë, dy xhipa Land Rover Freelander, si dhe rreth 20 automobila nga disa marka të tjera.

Komuna e Strumicës,  e cila fitoi krytearin e komunës në rrethin e parë, raportoi 12 automjete – më e reja është e vitit 2018, Shkoda Octavia, ndërsa më të vjetrat janë kamionët e vitit 1975 dhe 1976. Flota gjithashtu përfshin edhe automobila të markës Golf 5 të vitit 2008 dhe Mazda të vitit 2001, si dhe disa automobila të tjerë.

Komuna e Shkupit Aerodrom ka raportuar dhjetë automjete – më të rejat, dy kamionë Iveco-Tovarno u blenë në vitin 2014, tre furgona (kombi) të markës Peugeot, tre Lada si dhe një Ford Focus të vitit 2006 dhe një Peugeot 307 të vitit 2005. Kjo komunë e fitoi kryetarin e komunës që në rrethin e parë të zgjedhjeve.

Komuna e Prilepit, e cila fitoi kryetarin e komunës në rrethin e parë, raportoi gjashtë automjete – më e vjetra është e vitit 2008 dhe katër të tjera të markës Shkoda Rapid dhe një Shkoda Octavia, të blera në vitin 2013.

Komuna Qendër, e cila do ta fitojë kryetarin e komunës në rrethin e dytë, ka raportuar pesë automjete në Regjistrin e KSHPK-së – më e reja është një Iveco e vitit 2015, kurse të tjerat janë të markës  Chevrolet Spark të vitit 2011.

Komuna e Berovës ka raportuar 13 automjete – duke përfshirë edhe automjete terreni dhe zjarrfikëse, gjithsej gjashtë në numër. Pjesë e flotës janë edhe autobusët, si dhe disa automobila.

Komuna e Koçanit ka 23 automjete – shtatë prej tyre për aktivitete të shuarjes së zjarrit dhe kryerjen e nevojave komunale. Kjo komunë ka një duzinë vetura, dy skuterë elektrikë dhe disa skuterë të tjerë, autobusë, automjete për terren.

Komuna e Velesit, e cila fitoi kryetar komune në rrethin e parë, raportoi 15 automjete në regjistër – tetë prej tyre për nevoja komunale dhe njësinë e zjarrfikësve. Automobilat më të ri janë të vitit 2016 – të markës Shkoda Qitigo.

Komuna e Dojranit ka tre vetura, Probishtipi ka pesë, Novo Sella ka katër vetura, komuna e Rosomanit ka dy vetura, Bogdanci ka katër dhe Bogovina ka dy vetura, komuna e Bosillovës ka shtatë, kurse Bërvenica ka tre vetura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button