MPB ka thirrur të gjithë personat e përfshirë në rastin e rrahjes së nxënësit në Butel, është njoftuar edhe prokurori

Drejtoresha e shkollës sot pasdite ka dërguar një njoftim me shkrim në polici ndërsa rasti i rrahjes së nxënësit në një shkollë në Butel ka mbërritur në duart e prokurorit publik, përcjell 360 shkallë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka thirrur në stacionin policor të gjithë të përfshirët në rastin e mësuesit të shkollës fillore “Panajot Ginovski” në Butel, nga i cili është shfaqur video ku ai e rreh një nxënës.

Drejtoresha Qamurane Abdullah Rexha, siç ka bërë të ditur në bisedën e djeshme telefonike me policinë, sot ka qenë në stacionin “Çair” dhe ka dorëzuar një njoftim me shkrim.

“Sot rreth orës 15:45 në Stacionin Policor në Çair, drejtoresha e shkollës fillore në lagjen Butel të Shkupit, ka dorëzuar një njoftim me shkrim lidhur me videon nga rrjeti social ‘Tik-Tok’. Lidhur me rastin, Ministria e Brendshme po merr masa për zbardhjen e tij, ndërsa gjatë ditës së sotme personat e përfshirë në rastin janë marrë në pyetje. Prokurori publik është njoftuar gjithashtu.” thanë nga MPB.

Mësuesi që shihet në videon shqetësuese të regjistruar nga një nxënës tjetër, ligjëron anglisht dhe ngjarja ka ndodhur në klasën e shtatë.

LEXO: Mësuesi në Butel rrahu nxënësin, drejtoresha e shkollës kontaktoi policinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button