Shqipëri, 7 vdekje dhe 629 të infektuar me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona nga Covid-19, ndërsa u regjistruan 629 raste të reja nga 1,249 testime të kryera, përcjell Portalb.mk.

Në Shqipëri në 24 orët e fundit si të shëruar u regjistruan 441 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,475 që nga fillimi i pandemisë.

Ndryshe, në Shqipëri janë 6907 pacientë aktivë me Covid-19. Aktualisht në spitalet për Covid-19 po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button