Zjarr në Bërçko të Bosnjës, raportohet për viktima dhe të plagosur

Mëngjesin e sotëm, në orën 06:20, zyrtarët policorë kanë marrë një thirrje për djegien e shtëpisë. Zjarri që përfshiu një ndërtesë banimi në një lagje të qytetit Bërçko ka shkaktuar viktima, raporton Anadolu Agencu (AA).

“Është njoftuar shërbimi mjekësor i urgjencës, Qendra Shëndetësore Publike dhe Qendra e Zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë masat dhe veprimet në kompetencë të tyre. Punonjësit e policisë ndodhen në terren dhe po kryejnë hetime nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorit të Qarkut.” tha Xhevida Hukiçeviç, zëdhënëse e policisë së Bërçkos.

Në vendin e zjarrit ka dalë edhe inspektori kundër zjarrit dhe po zbardhen të gjitha rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

“Aktivitetet e deritanishme kanë përcaktuar se ka viktima.” tha Hukiçeviç.

Jozyrtarisht, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe disa janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button