Tetovë: gara për kualitet të mjaltit, bletarët ndjehen të kërcënuar nga ndryshimet klimatike dhe përdorimi i pesticideve (Foto)

Sot në Tetovë, shoqatat “Qyteti i bletëve” dhe “Mjalti i Pologut” në bashkëpunim me Fakultetin për teknologji ushqimore në kuadër të Universitetit të Tetovës për herë të tretë organizuan garat ndërkombëtare për kualitet të mjaltit “Tetovo Honey Awards 2021”, shkruan Portalb.mk.

Mënyra e vlerësimit të kualitetit u bë nga ana e Komisionit organoleptik, po ashtu me karakter ndërkombëtarë. Komisioni bëri analiza organoleptike, ku përmes shijes, aromës, pamjes vlerësohet çdo mostër dhe jepen pikët.

Driton Dikena nga Shoqata “Qyteti i Bletëve” tha se nga atje mostrat do të shkojnë në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në laborator dhe do të analizohen mikrobiologjikisht për disa javë.

“Do të ketë rezultate në mes të nëntorit dhe shpresoj për çmime.” tha Driton Dikena.

Vlladimir Petrovski, kryetar i shoqatës “Mjalti i Pollogut” shpjegoi se si bletarët në të kaluarën në vjeshtë nuk punonin shumë por tani për shkak të kushteve klimatike duhet t’u përkushtohen familjeve të bletëve për t’i mbrojtur nga sëmundjet dhe helmimet për shkak të përdorimit të pesticideve nga ana e bujqve.

“Për shkak të ndryshimit të klimës po bëhet më e vështirë, viti është solid, por jo ideal. Ne mund të edukojmë veten dhe duhet të veprojmë në mënyrë parandaluese. Gjithashtu Konkurrenca e pandershme me falsifikimin e mjaltit. Andaj, ne gjithmonë rekomandojmë që qytetarët mjaltin ta blejnë nga miqtë, apo fqinjët e tyre, persona që i njohin , që të jenë të sigurt se po blejnë mjaltë cilësorë.” tha Vlladimir Petrkovski.

This slideshow requires JavaScript.

Pjesë e jurisë është profesoresha Hristula Kiprijanovska nga Fakulteti i Bujqësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, e cila tha se  pavarësosisht ndryshimeve klimatike me të cilat përballen bletarët sot rekorde që cilësia arrijnë të ruajnë.

“Mjalti është mjaft cilësor, edhe pse vitet e fundit bletaria është në rrezik të ndryshimeve klimatike. Bletarët janë në një mision fisnik për të shpëtuar bletët që në kushte të tilla nuk mund të mbijetojnë vetë, kështu që njerëzit i ushqejnë ato.” tha Hristula Kiprijanovska

Të dy shoqatat po punojnë në projekte që ata shpresojnë se do të krijojnë markën e tyre të mjaltit të Malit Sharr në të ardhmen.

Ndryshe, edhe këtë vit pjesëmarrja ishte e  madhe.  Në garë për kualitet ishin mbi 350 bletarë nga 22 shtete të ndryshme të botës, megjithatë bletarët ndjehen të kërcënuar nga ndryshimet klimatike si dhe nga përdorimi i pesticideve nga ana e bujqve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button