Gara për Qytetin e Shkupit, vazhdojnë përplasjet mes Arsovskës dhe Shilegovit

Danella Arsovska dhe Petre Shilegov, dy kandidatët që me 31 tetor do të votohen për të parin ose të parën e Shkupit, vazhdojnë të hedhin akuza mes njëri tjetrit, njofton Alsat, përcjell Portalb.mk.

Kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit, e cila mbështetet nga VMRO dhe koalicioni Ash-AAA, thotë se nuk do të pranojë debat televiziv me kundërkandidatin e saj, Petre Shilegov, pasi sipas saj Shilegov duhet të kërkojë falje për diskreditimin që i bën asaj.

“Të gjithë jemi njerëz, për sa kohë që një person gabon, unë sinqerisht besoj se duhet të tregojë dinjitet njerëzor dhe të kërkojë falje. Nuk mund të prisni ju nga unë që të ulem në një tavolinë me një person që tenton të më diskreditojë dhe të më dëmtojë. Nëse kërkon falje, menjëherë do të kemi debat të nesërmen.” tha Danella Arsovska.

Nga ana tjetër, Petre Shilegov, tha se Arsovska nënvlerëson qytetarët. Sipas tij kur ajo refuzon duelin në një mënyrë po e mohon të drejtën e qytetarëve që në mënyrë meritore të vendosin se cili është koncepti më i mirë për zhvillimin e Qytetit të Shkupit.

“Më vjen keq që i nën vlerëson qytetarët tanë. Unë nuk e di se a ka ndonjë gjë të keqe që kemi thënë, përkundrazi folëm për fushatën e zezë, nuk dua t’i kthehem asaj teme. Jo ndaj meje, por qytetarëve të Shkupit u detyrohemi një përballje të koncepteve për qytetin. Ky qytet nuk është as i VMRO-së, as I LSDM-së dhe as I kandidatëve. Është i qytetarëve dhe ata duhet të kenë mundësinë në mënyrë meritore të vendosin duke u bazuat në konceptet.” Tha Petre Shilegov.

Derisa afrohet 31 tetori, ku edhe do të zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, retorika mes dy kandidatëve për drejtimin e kryeqytetit është ashpërsuar edhe më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button