Punëtori me animacion për përfshirjen e fëmijëve me aftësi ndryshe (Foto)

Nën titullin “Animacion gjithëpërfshirës” në ambientet e Europe House Shkup dhe Kinemasë së Maqedonisë së Veriut nga 7 deri më 20 tetor u mbajt punëtori qëllimi i të cilit ishte kryesisht të siguronte një mjedis gjithëpërfshirës pozitiv, takim dhe shoqërimin e fëmijëve me aftësi të ndryshe dhe fëmijëve tipikë, shkruan Meta.mk.

Organizator i këtij manifestimi të rrallë ishte produksioni “Focus Pocus Films”, me mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Shkup dhe në bashkëpunim me Kinemanë s Maqedonisë së Veriut dhe FMN-në KineNova.

“Qëllimi i punëtorisë ishte para së gjithash ofrimi i një mjedisi pozitiv gjithëpërfshirës, ​​duke prezantuar dhe socializuar fëmijët me aftësi ndryshe dhe fëmijët tipikë. Arti nuk është privilegj, por e drejtë e fëmijëve me aftësi ndryshe dhe përmes aftësive dhe njohurive që nuk janë të pranishme në kurrikulat e rregullta shkollore, ne duam të krijojmë mundësi të reja për shprehje krijuese, zhvillim të tolerancës dhe mirëkuptimit te fëmijët.” thanë organizatorët.

Punëtoria u mbajt në katër sesione, dy sesione në javë, njëra prej të cilave online. U ndërmor një hap për të krijuar një zakon të komunikimit online për fëmijët me aftësi ndrshe dhe për t’i njohur ata me mjetet e komunikimit dixhital dhe animacionit.

Trajnimi për teknikën “Collage stop-animation” u krye nga animatorë dhe edukatorë specialë.

Materiali i bërë nga të gjithë pjesëmarrësit në sesione, u përpunua në një pjesë nga mentorët dhe u prezantua para pjesëmarrësve në seancën e fundit në formë të shfaqjes së kinemasë dhe së shpejti pritet një shfaqje publike.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button