Energjia elektrike: Nuk do të ketë kufizime, qeveria siguron se kanë plan B

Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet pas zgjedhjeve dhe nuk do të ketë kufizime. Është shpallur tender i ri për prokurimin e thëngjillit që të tri njësitë e REK Manastir dhe TEC Oslomej të prodhojnë mjaftueshëm energji elektrike, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Me rritjen e prodhimit të energjisë elektrike planifikohet stabilizimi i çmimit të energjisë elektrike për ekonominë. Energjia elektrike e përftuar nga qymyri i importuar do të ofrohet shtesë me çmime më të ulëta se ato aktuale dhe më të larta se ato të prodhimit.

Ky është një plan për t’i bërë ballë dimrit, dhe tashmë në pranverë konsumi i energjisë elektrike është zvogëluar në mënyrë drastike.

“Edhe pse në Evropë çmimi i energjisë elektrike nuk mund të kontrollohet më, bota po përballet me krizë energjetike dhe në shumë vende paralajmërohen kufizime, qeveria siguron se kjo nuk do të ndodhë në vendin tonë. Nuk do të ketë kufizime, sidomos për fabrikat, kompanitë që janë në grupin e konsumatorëve të mëdhenj.” thanë ekonomistët nga Qeveria.

Ky është plani A për të cilin po flitet publikisht dhe nëse dështon mësojmë jozyrtarisht se ekziston plani B në rast se duhet të importohet energji elektrike. Megjithatë, ai përfshinte subvencione, të cilat sipas Kodit Zgjedhor, nuk mund të publikohen gjatë fushatës zgjedhore. Për të kujtuar, çmimet e energjisë elektrike në rajon janë trefishuar nga 56 euro për megavat orë disa muaj më parë, tani ato variojnë nga 140 në 170 euro dhe nuk ka njoftim për ulje.

Pas dështimit të prokurimit të parë publik të thëngjillit, për të cilin një numër i pamjaftueshëm i kompanive të huaja aplikuan për çmimin e ulët të përcaktuar, gjegjësisht në shpallje ofrohej vetëm një e dhjeta e tonazhit të përgjithshëm të qymyrit, i dyti u shpall me shtatë tetor.

“Resurset e qymyrit në minierat në Manastir dhe Osllomej janë në rënie dhe në kushtet kur ekonomia kërcënohet nga një goditje çmimi për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike, është më fitimprurëse të importohet qymyri sesa energjia elektrike me çmime jashtëzakonisht të larta,dhe nuk dihet a do të ketë mjaft.” thanë nga Qeveria.

Tenderi ndërkombëtar për prokurimin e thëngjillit është për nevojat e bllokut të tretë të REK Manastir dhe REK Oslomej. Deri më tani, nuk është importuar qymyr për nevojat e REK-ut, ndërsa për Osllomej është importuar nga Kosova.

Shqipërinë fqinje, Kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 8 tetor për problemet e furnizimit me energji elektrike.

Republikën Çeke, Komisioni Rregullator i Energjisë ka krijuar një precedent, duke u kërkuar furnizuesve të energjisë elektrike që të sigurojnë se mund të ofrojnë energji të mjaftueshme për familjet dhe industrinë.

Kinë, energjia elektrike është e kufizuar në të paktën 18 provinca, duke detyruar shumë fabrika të mbyllin prodhimin dhe të fikin semaforët në disa qytete. Qeveria kineze thotë se ka rezerva qymyri në vetëm 16 ditë për termocentralet kyçe.

Liban, i gjithë vendi në fillim të këtij muaji ishte 24 orë pa energji elektrike dhe kur nuk ka defekte, qytetarët kanë energji elektrike nga një deri në dy orë në ditë.

Zvicër, presidenti Guy Parmelin njoftoi se mund të ketë një ndërprerje të energjisë dhe mund të zgjasë me javë ose muaj. Sipas tij, do të jetë e nevojshme që fabrikat të reduktojnë prodhimin, bankat të reduktojnë orarin e punës dhe transportuesit të reduktojnë numrin e trenave dhe autobusëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button