U lëshua shtegu i dytë i biçikletave në Vodno

Adhuruesit e çiklizmit malor nga dita e djeshme mund të shijojnë shtegun e dytë të biçikletave që është lëshuar në Vodno, njofton Portalb.mk.

“Shtegu i ri i çiklizmit malor është 3.64 km i gjatë dhe 3 metra i gjerë me kthesa dhe rampa të sigurta të bëra posaçërisht. Në shteg nuk ka kryqëzime dhe ndërhyrje me shtigje për këmbësorët, gjë që e bën atë shumë të sigurt.” thanë nga Qyteti i Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit thanë se shtegu është në të njëjtën kohë i sigurt për përdorim nga të gjitha gjeneratat, por ata kërkojnë që të përdoret vetëm me pajisje mbrojtëse të përshtatshme.

“Shtegu i ri i biçikletave “Flow” është i destinuar për lëvizje në zbritje me të cilin përfundon itinerari Shkup – Sredno Vodno – Shkup.”thanë nga Qyteti i Shkupit.

Festivali i dytë i turizmit alternativ do të mbahet nesër në Sredno Vodno, me fillim nga ora 10:00 dhe çiklistët, përveç ofertës së të gjithë distributorëve kryesorë të biçikletave dhe pajisjeve dhe programit argëtues, do të kenë mundësinë t’i japin biçikletave në shtegun e ri të biçikletave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button