Radev ka biseduar me Merkelin 5 herë për Maqedoninë e Veriut gjatë Samitit të BE-së

Presidenti bullgar tha se Merkel ka qëndruar e përkushtuar ndaj Bullgarisë për heqjen e vetos këtë vit, dhe ai nga ana tjetër pretendon se i është paraqitur me argumente të qarta dhe madje ka folur për këtë pesë herë, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Presidenti bullgar Rumen Radev ka folur pesë herë me kancelaren gjermane Angela Merkel për Maqedoninë e Veriut gjatë samitit të BE-së në Bruksel, që është edhe samiti i fundit për kancelaren para largimit të saj.

“Ajo përsëriti kauzën e saj që Bullgaria të hapë derën për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut këtë vit. Samiti vendimtar, siç e dini, do të jetë në dhjetor. Kam pasur argumente të qarta dhe prandaj kam biseduar me të të paktën pesë herë për këtë temë.” tha Radev, transmeton BNT.

Në Samitin e BE-së sot, udhëheqësit evropian diskutuan migrimin dhe mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, pandeminë dhe tema të tjera. Udhëheqësit e BE-së folën me Merkelin, e cila ka marrë pjesë në gjithsej 107 samite gjatë udhëheqjes të saj në Gjermani.

Në shenjë respekti për Merkelin, kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, siç raporton “AFP”, i tha asaj: “Ti je një monument”.

“Samit i BE -së pa Anxhelën është si Roma pa Vatikanin ose Parisi pa Kullën Eifel.” u tha Michel udhëheqësve evropianë.

Kujtojmë se presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.

Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button