RMV, për të marrë trashëgimi mbi 400 mijë euro, i nxjerri vëllait dhe nënës dokumentin e vdekjes

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal për 43 vjeçarin dhe 55 vjeçaren si të dyshuar se kanë falsifikuar një dokument për të përvetësuar një trashëgimi rreth 444 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

Për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dyshohet 43 vjeçari i punësuar në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë-Shkup, ndërsa 55 vjeçarja dyshohet për “nxitje”, pasi ka kërkuar certifikatën e vdekjes së nënës përkundër se ajo është gjallë.

“Në të vërtetë, i denoncuari i parë T.H. në cilësinë e personit të autorizuar-zyrtar në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë në Shkup, gjatë muajit gusht të vitit 2020, i nxitur V.T. e ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimin e tij zyrtar në atë mënyrë që ka vepruar në kundërshtim me procedurën për paraqitjen e personit të vdekur dhe dhënien e certifikatës nga libri amë i të vdekurve dhe në kundërshtim me nenin 21 të Ligjit për evidencën amë”, sqarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia sqaroi që e dyshuara e dytë, përkundër dokumenteve të pakompletuara, ka nxjerrë certifikatë të vdekjes për vëllain M.S. dhe nënën L.S., përkundër që kjo e fundit është gjallë.

“Në mënyrë kundërligjore V.T. i ka shfrytëzuar për fillimin e procedurës trashëgimore duke u dëshmuar si trashëgimtare e vetme, me qëllim të fitimit të dobisë më të madhe materiale për vete në vlerë prej 27.323.299 denarë (444.281 euro) në dëme të O.B.S. (bashkëshortja e M.S.) dhe tre fëmijët e tyre”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button