Nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike, furnizimi me qymyr është që industria të mos paguajë çmime të larta, vlerësoi EMV

Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EEM) i hedhin poshtë kategorikisht shkrimet në disa media dhe pohojnë se vendi ka prodhim të qëndrueshëm të energjisë elektrike për amvisëri dhe çmimi i energjisë elektrike për amvisëri nuk do të ndryshojë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

EMV rithekson se nxjerrja e thëngjillit në REK Manastir dhe REK Oslomej është intensifikuar për qëndrueshmëri të prodhimit të energjisë elektrike për amvisëri, duke rikujtuar se vendi prodhon energji elektrike edhe nga hidrocentralet, centrale gazi dhe të erës. Po ashtu, është bërë koordinim me TC Oslomej për fillimin e mundshëm të punimeve në këtë termocentral dhe nëse sigurohet mazuti do të vihet në funksion.

“Pas shkrimeve të caktuar në disa media – theksojmë edhe një herë se furnizimi i thëngjillit, të cilin e bëjmë me rekomandimin e Qeverisë, e në bashkëpunim me Odën ekonomike, për shkak të çmimeve të larta të aksioneve në rajon dhe në Evropë, është ekskluzivisht për nevojat e tregut të hapur, gjegjësisht ekonomisë dhe institucioneve, në mënyrë që ato të furnizohen me energji elektrike me çmime më të ulëta se çmimet aktuale në bursa”, thotë drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski.

Ai shton se në ditët në vijim do të nënshkruhet kontrata për blerje të thëngjillit për REK Oslomej, për të mundësuar punën e tij vazhdueshme nga dhjetori deri në prill të vitit 2022. Për REK Manastir do të shpallet thirrje shtesë për marrjen e sasisë më të madhe të thëngjillit me çmim të volitshëm që do të jetë ekonomikisht i arsyeshëm.

Ndryshe, deklarata nga EMV vjen pas shkrimeve në media dhe deklaratës së sotme të kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili tha se në nëntor vendi do t’i ndjejë pasojat e krizës energjetike dhe se kompanitë energjetike po përgatisin plane për kufizime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button