RMV, 76% e pacientëve me Kovid në spital nuk janë të vaksinuar, 663 persona në vend janë infektuar për herë të dytë

Në Raportin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se, pas komplikimeve nga kovid-19 nga 6 gushti deri më 21 tetor, në vend kanë vdekur 1.506 njerëz, nga të cilët 1.246 njerëz, ose 83 për qind e të vdekurve nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa 260, ose 17 për qind kanë marrë vaksinë. Nga fillimi i krizës me koronën në vend, 7.012 persona kanë vdekur nga kovid-19, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Të vaksinuar llogariten personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë të vaksinës. Sipas analizës, të vdekurit kanë pasur kombinime të disa sëmundjeve kronike. Pacientët kanë qenë vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që janë në dispozicion në vend.

Në periudhën nga 6 gushti deri më 21 tetor në teste kanë rezultuar pozitivë 42.945 qytetarë, nga të cilët 26 për qind, gjegjësisht 11.253 persona, kanë qenë të vaksinuar plotësisht. Sipas statistikave, 31.692 qytetarë, ose 74 përqind e atyre pozitivë në kovid-19 nuk kanë qenë të vaksinuar.

Përqindja e personave të shtruar në spital, të cilët nuk janë vaksinuar është 76%, ndërsa 24% e të gjithë pacientëve të shtruar aktualisht janë plotësisht të vaksinuar.

Në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) më 17 tetor, janë regjistruar gjithsej 663 infektime të serishme (një riinfektim).  6 nga rastet e raportuara të riinfektimit kanë përfunduar me vdekje.

Në atë raport të ISHP-së janë regjistruar 6.964 vdekje. Shumica e vdekjeve të regjistruara janë mbi 60 vjeç. 4.185 (60.1%) vdekje janë regjistruar te burrat dhe 2.779 (39.9%) te gratë. Komorbiditetet te 5.193 persona (85.7% për të cilët ka të dhënave) më të shpeshta janë sëmundjet kardiovaskulare (4.231), diabeti (1.745) dhe sëmundjet e mushkërive (786). Janë regjistruar 5 vdekje të grave shtatzëna dhe 29 vdekje të punonjësve shëndetësorë.

Deri më 20 tetor janë vaksinuar gjithsej 800.357 qytetarë, janë rivaksinuar 766.521, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 2.365 qytetarë. 54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, dhe të paktën 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç e ka marrë një dozë të vaksinës.

Sipas numrit të vaksinave të përdorura, 38% e popullsisë së përgjithshme në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button