Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut është 28 642 denarë, Qeveria përsëri premtoi rritje deri 30 përqind

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto është 28 642 denarë, derisa ajo bruto është 42 776 denarë, duke shëruar rritje në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit gusht 2021 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2020, është 104.2, ndërsa indeksi i pagës mesatare mujore është 104.0”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që rritje ka pasur në sektorët për Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (14.1%), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (13.7%) dhe Veprimtaritë të tjera shërbimi (12.9%).

“Jemi të përkushtuar për realizimin e rritjes së rrogës për 20 % deri 30 % me qëllim përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe ekonomisë në vend”, përkujtojnë nga Qeveria.

Gjithashtu, në muajin janar Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte premtuar rritje për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme. Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button