RMV, historiani Vanço Gjorgjiev ka dhënë dorëheqje nga komisioni me Bullgarinë, akuzoi për ndikime politike

Historiani Vanço Gjorgjiev ka dhënë dorëheqje nga komisioni i historisë me Bullgarinë, në momente kur kolegët e tij nga dy shtetet kanë mbajtur mbledhje online, për të cilën ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vlerësoi sot se nuk ka sjell asnjë progres, transmeton Portalb.mk.

Osmani tha se dje, në ditën e parë të mbledhjes, është diskutuar për Samoilin dhe nëse do të ketë rekomandim për vendosjen në udhëzimet e komisionit në tekstet shkollore, kështu që, siç theksoi, nuk ka pasur hapësirë për çfarë do lloj presioni ndaj anëtarëve të ekipit nga Maqedonia në komision sepse, sipas tij, bëhet fjalë për temë që është absolvuar para rreth një viti.

Paraprakisht, historiani Gjorgjiev, në kumtesën për dorëheqje, akuzoi se një funksionar i lartë i MPJ-së, ka ndërhyrë në punën profesionale, në ditën e parë të mbledhjes së djeshme të komisionit. Në deklaratë për Kanal 5, Gjorgjiev theksoi se pa pajtueshmërinë e tij është pranuar ndryshimi i teksteve shkollore të historisë, në pjesën për Samoilin.

“Duke u nisur nga integriteti profesional dhe parimeve personale, e njoftojë opinionin e Maqedonisë se prej sot, 22.10.2021, e braktis punën së Komisionin e përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje të historisë dhe arsimore”, theksoi Gjorgjiev në fillim të dorëheqjes.

Më pas, ai ka numëruar arsyet për tërheqjen nga komisioni:

  • Kohëve të fundi ka pasur tentime të hapura për ndikim politik ndaj punës së komisionit, që kulmoi gjatë ditës së parë (21.10.2021) në mbledhjen e rregullt të XV, përmes ndërhyrjes direkte në punën profesionale nga ana e një funksionari të lartë në MPJ;
  • Në rrethana të tilla, nën ndikim të udhëheqjes së dyfishtë në pjesën maqedonase nga komisioni, ka pasur lëshime nga parimet e vërtetuara për miratimin koncesuale të vendimeve në të gjitha çështjet; me çka nuk është respektuar ajo që është dakorduar në mbledhjen koordinuese nga 20.10.2021.
  • Theksoj se, propozim – idetë e përgatitura dhe të shkëmbyera, të miratuara dhe të shkëmbyera gjatë ditës së djeshme nga ana e pjesës maqedonase të komisionit për rekomandimet për tekstet shkollore për klasën e VII për tekstet shkollore maqedonase, janë pa pajtimin tim;
  • Qëndrimet e demonstruara në takimin e fundit nga ana e anëtarëve të tjerë të pjesës maqedonase të komisionit, jo vetëm që janë në kundërshtim me rezolutën e miratuar më 29.07.2021 nga Kuvendi i Maqedonisë, me të cilën përcaktohen linjat e kuqe në negociatat mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, por edhe me interesat nacionale maqedonase.
  • I inkurajoj anëtarët e komisionit, të cilët herë pas herë kanë ndarë me mua qëndrime dhe vlera të ngjashme, të mos e “përkulin shpinën”.

Ministri Osmani, në konferencën e sotme për media, pas takimit me sekretaren e përgjithshëm të OSBE-së, deklaroi se MPJ është koordinatore e këtij procesi në negociatave mes historianëve nga dy shtetet dhe se është institucion kompetent për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

“Për këtë, MPJ e mbështet komisionin në aspektin logjistik dhe për këtë mbledhja mbahet këtu. MPJ është përgjegjësi për pjesën formale dhe për dinamikën e procesit, por asnjëherë nuk ndikon në përmbajtjen e negociatave. Sipas informatave që i kam nga dita e parë e mbledhjes, nuk është arritur asnjë lloj progresi. Shpresoj se ajo do të ndodhur sot, sepse është shumë e rëndësishme që procesi të vazhdojë, ndërsa cili do anëtarë gjithsesi ka të drejtë të jap dorëheqje. Ngjarje të këtilla ka pasur edhe më herët, për arsye të ndryshme”, tha Osmani.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Osmani tha se, megjithatë do të shqyrtojë rastin, përkatësisht se do të shohë cili është elaborimi i anëtarit që ka dhënë dorëheqje.

Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe nga Qeveria, prej ku kanë thënë se hedhin poshtë në mënyrë kategorike çfarëdo lloj insinuatë, se ka pasur çfarë do lloj ndikimi, nga ana e Qeverisë apo cilit do insitucion të saj, në vendimin e profesorit Vanço Georgiev, që të ndërpresë angazhimin e tij si anëtar i Komisionit.

“Qeveria në asnjë moment nuk ka ndërhyrë, as nuk ka pasur çfarë do lloj ndikimi politik në punën e Komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje të historisë dhe arsimore të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Përkundrazi, çdoherë ka mbështetur punën e tyre, si shkencëtar të cilët vet, bashkërisht të dyja palët, i kanë përcaktuar parimet e tyre të punës”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Kujtojmë se, edhe gjatë takime të mëhershme që janë mbajtur, palët kanë hasur në vështirësi në zgjidhjen e çështjes së Goce Dellçevit, ndërsa komisioni ka ngecur edhe në çështjen e përfaqësimit të Mbretit Samoil dhe përdorimit të mbiemrit “maqedonas”.

Ndërkohë, në takimet e realizuara më herët, palët kanë arritur marrëveshje për disa çështje dhe një pjesë të figurave historike:

  • Shën Cirili dhe Metodi– Në bazë të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të mirë dhe Bashkëpunim dhe të raportit Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të ekspertëve për çështje të historisë dhe arsimit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar ka pranuar sugjerimin për festim të përbashkët me Bullgarinë të Shën Cirilit dhe Metodit.
  • Shën Klimenti– Ka pajtueshmëri nga të dyja palët për festim të përbashkët të iluministit sllav dhe njërit ndër nxënësit më të theksuar të Cirilit dhe Metodit, themelues i Shkollës Letrare të Ohrit.
  • Shën Naumi i Ohrit – Komisioni i përbashkët ka arritur pajtueshmëri për festim të përbashkët të Shën Naumit – njëri ndër themeluesit e alfabetit slloven, që konsiderohet si nxënësi më i ri i Cilirit dhe Metodit, pjesëmarrës në misionin e Moravës.
  • Mbreti Samuel– Parashihet edhe festim i përbashkët i mbretit Samuel, sundimtar mesjetar në territorin e Gadishullit Ballkanik.
  • Grigor Prliçev– Në komisionin e përbashkët është biseduar edhe për festim të përbashkët të shkrimtarit të shquar, të lindur në Ohër dhe autor i poemës së njohur “Serdarot”.

Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button