Rusi, 7 të vdekur dhe disa të zhdukur nga shpërthimi në një fabrikë baruti

Pas një shpërthimi dhe zjarri në një fabrikë baruti në Rusi kanë humbur jetën të paktën shtatë persona, ndërsa nëntë mbeten të zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Situatave të Emergjencave tha se shpërthimi ndodhi në fabrikën Elastik në rajonin Ryazan, rreth 270 kilometra në juglindje të Moskës.

Sipas raportimeve në mediat ruse, të gjithë të zhdukurit besohet se kanë vdekur. Sipas zyrtarëve lokalë, një person u dërgua në spital me plagë të rënda.

Ministria tha se 170 punonjës të urgjencës dhe 50 automjete u përfshinë në shuarjen e zjarrit.

Zyrtarët si shkaqe të mundshme të zjarrit konsiderojnë shkeljet e procedurave të sigurisë apo ndonjë qark të shkurtër.

Aksidenti në Rusi, foto nga Anadolu Agency

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button