fbpx

Postimi në Facebook dezinformon se si pasojë e vaksinës sportistë kanë vdekur nga infarkti

Në postim në mënyrë të pabazë pretendohet se sportistë kanë vdekur nga sulmi në zemër si pasojë e vaksinës, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur.Nuk ka asnjë informacion specifik dhe të saktë për asnjë nga rastet e raportuara, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse ato sportistë vërtetë kanë pranuar dy doza të vaksinës dhe se vaksinimi ka qenë shkaku i sulmit në zemër. Këto postime të sajuara, të cilat janë pjesë e një fushate më të gjerë kundër vaksinave, synojnë të bindin publikun se vaksinat janë të dëmshme dhe të shkaktojnë frikë dhe mosbesim ndaj tyre, shkruan Vërtetëmatësi.

Një postimFacebook  në mënyrë senzacionale dhe të rrejshme e informon publikun se disa sportistë kanë përjetuar sulm në zemër, ndërsa disa prej tyre edhe kanë ndërruar jetë si pasojë e vaksinimit me vaksinë kundër Kovid-19.

“Vdiq befas nga sulmi në zemër hendbollistja 38 vjeçare e vaksinuar me dy doza të vaksinës.Vdiq befas sportistja Bullatoviq në moshën 35-36 vjeçare nga infarkti – e vaksinuar me dy doza.Një fudbollist përjetoi infarkt në fushë – i vaksinuar me dy doza.Po të mos ishin vaksinuar titulli do ishte kështu : Kovid-19 mori edhe 3 jetë !DEBILA zgjohuni !!! #VaksinirajSeITiZhivinçe”

Gjëja e parë që vihet re në këtë njoftim kundër vaksinave është se me një informacion gjysmak nxirret një përfundim i fortë që denigron vaksinimin për mbrojtje nga koronavirusi. Në postim në mënyrë të pabazë pretendohet se sportistë kanë vdekur nga sulmi në zemër si pasojë e vaksinës, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur.Nuk ka asnjë informacion specifik dhe të saktë për asnjë nga rastet e raportuara, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse ato sportistë vërtetë kanë pranuar dy doza të vaksinës dhe se vaksinimi ka qenë shkaku i sulmit në zemër.

Personi i parë i përmendur në njoftim është hendbollistja Julia Portjanko dhe të dyja fotot shoqëruese të postimit janë nga lajmet për vdekjen e saj të papritur që befasoi opinionin në Maqedoni. Ajo që është e pavërtetë në postim është pretendimi kategorik se ajo ka vdekur pasi ka pranuar dy dozat e vaksinës. Nuk ka asnjë provë për një pretendim të tillë, asnjë media nuk e ka publikuar një gjë të tillë dhe as të afërmit e hendbollistes nuk e konfirmojnë këtë gjë si arsye të vdekjes së saj. Portali sportiv „Ekipa” bëri të ditur se Portjanko ka ndërruar jetë nga sulmi në zemër gjatë kthimit nga Greqia. Vdekja ka ndodhur në afërsi të Velesit, ku ajo ka humbur ndjenjat dhe ka ndërruar jetë menjëherë. Askush nuk ka përmendur vaksinimin si shkak të sulmit në zemër, që do kishte motivuar përhapjen kaq të gjerë të kësaj (dez)informate nëpër rrjetet sociale.

Rasti i dytë i cili përmendet në postim është vdekja e „sportistes Bullatoviq”, edhe kjo si pasojë e vaksinimit me dy doza. Edhe pse nuk specifikohet saktësisht se çfarë sportiste është ajo, kërkimi në Google tregon se ekziston një hendbolliste malazeze Каterinа Bullatoviq  36 vjeçare, por ajo as nuk ka pasur infarkt e as nuk ka vdekur. Mbiemër të njëjtë mban edhe një hendbolliste tjetër – Аnxhellа Bullatoviq nga Mali i Zi, 34 vjeçare, por edhe ajo si edhe kolegia e saj është gjallë e shëndoshë. Duke e kërkuar këtë mbiemër, arritëm deri në informacionin se në 13 tetor të këtij viti, nga sulmi në zemër në moshën 39 vjeçare ka ndërruar jetë Аnа Bullatoviq, e bija e Branko Bullatoviq, ish Sekretar i përgjithshëm i Federatës së futbollit Serbi-Mali i Zi, por nuk ka asnjë dëshmi për vdekjen e saj, as raportime mediatike se ka ndodhur si pasojë e vaksinimit, ndërkohë që ajo nuk ka qenë sportiste por ka punuar si grimiere.

Pra, nuk gjetëm të dhëna për sportiste me mbiemrin Bullatoviq në moshë nga 35-36 vjeç, që ka ndërruar jetë nga një sulm në zemër si pasojë e vaksinës kundër Kovid-19.

Personi i tretë që është pjesë e postimit është  një futbollist i cili ka pësuar infarkt në fushë dhe që ka qenë i vaksinuar me dy doza”, por nuk ka të dhëna për emrin e atij fudbollisti, nuk shkruan se kur ka pësuar sulm në zemër, as nuk ka ndonjë konfirmim nëse vërtet ka qenë i vaksinuar. Futbollist që pësoi infarkt në fushë, dhe që u përfol se ishte vaksinuar pak para se të pësonte infarkt, është futbollisti i kombëtares daneze Christian Eriksen. Ai pësoi një sulm në zemër në qershor të këtij viti dhe u rrëzua në fushë gjatë Kampionatit Evropian në ndeshjen kundër Finlandës. Menjëherë më pas u përhap dezinformata se ai ishte vaksinuar me Pfizer dhe se për shkak të saj kishte pësuar sulm në zemër. Por drejtori i Interit, Giuseppe Marotta i ka mohuar thashethemet, duke thënë se Eriksen nuk ka qenë i vaksinuar apo infektuar me koronavirus.

Eriksen nuk është fudbollisti i parë i cili ka pësuar infarkt. Situata të tilla ka pasur disa herë në të kaluarën, shumë para shfaqjes së koronavirusit dhe vaksinës për mbrojtje nga ky virus.

Këto postime të sajuara, të cilat janë pjesë e një fushate më të gjerë kundër vaksinave, synojnë të bindin publikun se vaksinat janë të dëmshme dhe të shkaktojnë frikë dhe mosbesim ndaj tyre. Prandaj, këto postime senzacionaliste në rrjetet sociale duhen lexuar me rezervë të madhe dhe informacionet e shpërndara të vërtetohen nga disa burime, e jo të besohen që në leximin e parë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button