NTP prezantoi linjën e re “29”, nga Zhdaneci përmes Tërnodolit deri në “Skopje City Mall”

Ndërmarrja Publike e Transportit “Shkupi” njoftoi se nga e hëna, më 25 tetor, do të fillojë funksionimi i linjës “29”, e cila do të kalojë nga Zhdaneci përmes Tërnodolit deri në Karpos 3 (“Skopje City Mall”) dhe anasjelltas, përcjellë Portalb.mk.

“Linja do të jetë funksionale me kërkesë të banorëve të Zhdanecit dhe Tërnodol, për t’ua lehtësuar qasjen në pjesën qendrore të komunës dhe qytetit, ndërsa njëkohësisht edhe si propozim zgjidhje për transport të organizuar publik nga/deri në vendbanimet e theksuara, duke pasur parasysh projektin për rrjetin e ri të linjave të transportit publik në Qytetin e Shkupit”, thonë nga NTP.

Stacioni i fillimit/mbarimit të linjës “29” në Zhdanec do të jetë në rrugën Zhdanec, kurse në Karposh 3 në rrugën MANAPO, në stacionin fillestar/përfundimtar në linjën 7 dhe 59 në “Skopje City Mall”.

Autobusët do të lëvizin përgjatë rrugës “Zhdanec” deri në hyrje të Tërnodolit, pastaj në rrugën “Kozle”, blvd. “8 Shtatori”, blvd. “Çetat partizane” deri në stacionin final në Karposh 3 dhe anasjelltas, përmes së njëjtës rrugë.

Autobusët do të lëvizin sipas orarit të mëposhtëm:

Nga Zhdaneci në orët: 6, 7, 8, 10, 12, 13, 14, 16 dhe 17.
Nga Karposh 3 nëorë: 6.30, 7.30, 9, 11, 12.30, 13.30, 15, 16.30 dhe 17.30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button