RMV, digjitalizimi, element kyç në reformat e administratës, do të përshpejtohet në vitin 2022

Sipas njoftimeve të fundit të bëra në Samitin e 4 -të Digjital në Podgoricë, digjitalizimi në RMV vitin e ardhshëm duhet të përshpejtohet në mënyrë drastike. Është paralajmëruar Agjenci për Digjitalizim dhe rritje të mjeteve nga buxheti për këtë qëllim, për 500 për qind.

Shkruan: Тeofil Bllazhevski, Vërtetëmatës

Reforma e administratës publike është domosdoshmëri, sepse me reforma do të plotësohet një nga kriteret për pranimin e vendit në Bashkimin Evropian. Reforma përfshin disa segmente, një nga kryesoret është digjitalizimi, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të kenë sa më shumë shërbime që të mund t’i kryejnë nga shtëpia, në vend të sporteleve të administratës publike.

Si aktivitet kaq i rëndësishëm, digjitalizimi është përfshirë edhe në një nga parimet mbi të cilat do të reformohet Administrata Publike, të cilat janë të listuara në Strategjinë e Reformës të AP 2018-2022, ku thuhet:

Digjitalizimi:

Ofrimi i shërbimeve cilësore, të shpejta dhe lehtësisht të arritshme do të mbështeten në teknologjitë moderne dhe përdorimin inovativ të tyre nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm teknik dhe ndërtimit të kapaciteteve të përshtatshme;

Thënë thjesht, ky parim duhet të përkthehet në ofrimin e shërbimeve elektronike, si pjesë e konceptit të e-Qeverisjes, e cila ngadalë por sigurt po shkon drejt përfundimit të të gjitha aktiviteteve. Në këtë kuadër një pjesë e konsiderueshme e rrugës është e kalueshme, por ka sfida të shumta.

Ajo që është më e rëndësishmja është që prej dy vitesh funksionon Portali kombëtar për shërbime elektronike, i cili gjendet në linkun uslugi.gov.mk, ndërsa nderi. në këtë moment (15.10.2022) ofrohen 155 shërbime.

Për të marrë pasqyrë të vërtetë të funskionimit, pak a shumë, duhet pasur parasysh se katalogimi fillestar i shërbimeve të bëra nga organizata e shoqërisë civile Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve (QMN) ishte rreth 1300, pas së cilës u filtrua nga ministria kompetente (MSHIA) në rreth 800 (shiko më shumë në këtë lidhje). Në fillim të vitit 2020, portali ofronte rreth 130 shërbime dhe sot, më shumë se një vit e gjysmë më vonë, ofron 155 shërbime, gjë që tregon ngadalësinë e procesit, megjithëse, ta përsërisim, është i vazhdueshëm.

Samitet digjitale dhe përshpejtimi i transformimit digjital

Bashkimi Evropian, si dhe Shtetet e Bashkuara, japin ndikim të rëndësishëm në transformimin digjital. BE-ja zakonisht e bën këtë përmes fondeve të para-anëtarësimit IPA, ndërsa SHBA-ja zakonisht e bën këtë përmes fondeve të USAID-it. Por digjitalizimi ndikohet gjithashtu nga ndërlidhja në nivel rajonal në Ballkanin Perëndimor, të cilën BE-ja, ashtu si organizatat e tjera ndërkombëtare, po e shtyn me ndihmën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të Sarajevës (RSC), i cili që nga viti 2018 së bashku me qeveritë e rajonit dhe deri tani ka bashkëorganizuar katër samite digjitale.

I pari u mbajt në Shkup, në të tretin në Beograd në vitin 2019 u nënshkrua një marrëveshje midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe operatorëve të telekomit, me të cilët u arrit heqja e roamingut të BP-së nga 1 korriku 2021, ndërsa në samitin e 4 -të, i cila sapo ka përfunduar në Podgoricë (në të cilën ka marrë pjesë edhe përfaqësues i Metamorfosis), është konfirmuar plani për reduktim të ndjeshëm të roaming-ut ndërmjet vendeve të BP-së dhe Bashkimit Evropian.

Por, në këtë samit u njoftua edhe diçka tjetër. RSS u kërkoi vendeve të BP -së që të zhvillojnë sistem për identitet digjital për qytetarët e tyre si parakusht kryesor për lidhjen e biznesit me qytetarët dhe transformimin e ekonomisë joformale në ekonomi formale, por edhe si parakusht për mundësimin e qasjes në shërbimet e administratës për qytetarët në mënyrë elektronike.

Ajo çfarë është e re dhe pse ndoshta ministri kompetent i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, tha se RMV është lider në rajon, de fakto do të thotë se vendi është i vendosur për ta realizuar atë ide:

“Shkëmbimi i të dhënave është po aq i rëndësishëm sa lëvizja e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Identiteti digjital do t’i mundësojë çdo qytetari që në çdo kohë të ketë në dorë të gjitha shërbimet nga institucionet publike, kompanitë private, bankat, operatorët e ndryshëm ekonomikë, ashtu siç kemi në çdo kohë telefonat inteligjentë. Identiteti digjital në bashkëpunim me vendet e rajonit dhe më pas me vendet e BE-së do t’u mundësojë qytetarëve tanë të jenë qytetarë evropianë në kuptimin e plotë të fjalës – të marrin të gjitha shërbimet jo vetëm nga institucionet tona, por edhe nga institucionet dhe operatorët ekonomikë në këto vende.”

Agjencia e Digjitalizimit në njoftim

Shaqiri paralajmëroi edhe dy gjëra më të rëndësishme, të cilat nëse realizohen sigurisht që do të përshpejtojnë procesin e transformimit digjital dhe ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët. E para është krijimi i Agjencisë për Digjitalizim për të cilën ai tha se deri në fund të vitit 2021 MSHIA do të propozojë miratimin e një ligji të veçantë:

“MSHIA dhe unë si ministër, shtoi ai, insistojmë që deri në fund të vitit 2021 të kemi miratuar një ligj që do të krijojë Agjencinë për Digjitalizim, një institucion qendror që do të shkrihet në një vend – infrastruktura e rrjetit publik, qendra e të dhënave shtetërore, të gjitha shërbimet elektronike të organeve të administratës shtetërore, mbi 1000 në numër.” (burimi: MSHIA).

E dyta, po ashtu risi dhe e rëndësishme, ka të bëjë me rritjen drastike të fondeve në buxhetin e vitit 2022, për të cilin tashmë është arritur marrëveshje:

“Ndryshe, dje (13.10.2021) MSHIA dhe Ministrinë e Financave, pas një konkluzioni të mëparshëm të Qeverisë, me kërkesë të ministrit Shaqiri, u dakordua  për projekt buxhetin e MSHIA-së për vitin 2022 me të cilin do të rriten investimet në transformimin digjital me rreth 500%, duke e bërë përdorimin e letrës si e kaluar. Shoqëria jonë do të jetë digjitale, ndërsa mjedisi do të jetë i gjelbër.”

Këto informacione – si dhe fakti që Shaqiri përmend mbi 1000 shërbime, që do të thotë se MSHIA dhe Qeveria e RMV-së janë të gatshme të rrisin numrin e shërbimeve dhe të synojnë te shërbimet që janë kataloguara – nëse realizohen, premtojnë përshpejtimin e transformimit digjital të shoqërisë, e cila është një nga kushtet e pakta kyçe për reformat në administratën publike.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button