Japoni, prodhuesi i barnave Shionogi në fazë të re të testimit klinik të vaksinës anti-COVID

Prodhuesi farmaceutik japonez, Shionogi njoftoi se vaksina kundër COVID-19 ka hyrë në fazën e re të testeve klinike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania njoftoi se nuk kishte probleme sigurie në fazën në gusht, e cila përfshinte 60 vullnetarë të rritur brenda fushës së testimit klinik.

Gjithashtu thuhet se subjektet që merrnin pjesë në këtë fazë kishin një “titër të lartë antitrupash inaktivizues”.

Faza e re e cila do të përfshijë 3.000 vullnetarë ka filluar këtë javë. Kompania njoftoi se siguria dhe efekti i dy dozave të vaksinës do të vlerësohen tek vullnetarët në këtë kontekst.

Kompania japoneze tha se me miratimin e qeverisë për përdorimin e brendshëm të vaksinës që planifikohet të merret deri në mars 2022 faza përfundimtare në shkallë më të gjerë do të fillojë në fund të vitit.

Nëse prodhohet dhe lëshohet në treg, vaksina Shionogi do të jetë vaksina e parë japoneze kundër COVID-19.

Transmetuesi publik NHK njoftoi se kompanitë si Shionogi janë edhe kompanitë Daiichi Sankyo dhe KM Biologics, të cilat janë ndër prodhuesit potencial japonez të vaksinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button