Pendarovski-Shmid: Domethënës kontributi i OSBE-së në procesin e reformave

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti në takim sekretaren e përgjithshme të OSBE-së Helga Maria Shmid, përcjellë Portalb.mk.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e përgjithshëm me organizatën, si dhe për përgatitjet për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Në takim, presidenti Pendarovski theksoi se vendi ynë e vlerëson shumë bashkëpunimin dhe dialogun e gjatë me OSBE-në dhe nënvizoi kontributin domethënës të misionit të OSBE-së në Shkup në mbështetjen e procesit të reformave, duke pasur parasysh përparimin e përgjithshëm të vendit dhe përmbushjen e aspiratave të saj evropiane. Pendarovski tha se për Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme ekspertiza e OSBE-së në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, qeverisjen e mirë, si dhe reformat zgjedhore në përputhje me rekomandimet dhe standardet evropiane.

Ai shprehu falënderim për angazhimin e vazhdueshëm të misionit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të vitit 2021 dhe shprehu besimin se gjetjet dhe konkluzionet e misionit do të shërbejnë për avancimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor.

Në takim, presidenti Pendarovski dhe sekretarja e përgjithshëm Schmid shkëmbyen mendime rreth përgatitjeve për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023

Në atë kontekst, presidenti Pendarovski theksoi gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të dhënë kontribut aktiv në promovimin e vlerave dhe angazhimeve të OSBE -së dhe shprehu pritshmërinë që presidenca të kontribuojë në promovimin e dukshëm të vendit tonë si aktor aktiv në planin multilateral.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button