Ministrat për mbrojtje të NATO-s miratuan objektivat e aftësisë për Maqedoninë e Veriut

Ministrat e Mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të Aleancës në takimet dyditore të Këshillit të Atlantikut të Veriut miratuan objektivat e kapaciteteve për Maqedoninë e Veriut, për herë të parë pas anëtarësimit të vendit tonë në Aleancë, njofton Ministria e Mbrojtjes, përcjellë Portalb.mk.

“Objektivat e aftësisë tregojnë drejtimin në të cilin forcat e NATO-s do të zhvillojnë forcat dhe kapacitetet e tyre. Ato janë pjesë e procesit të planifikimit të Aleancës dhe vendeve anëtare dhe detyra e tyre kryesore është të forcojnë mbrojtjen kolektive të NATO-s. Ky proces u mundëson shteteve anëtare të mbështesin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në adresimin e sfidave të ardhshme, veçanërisht duke pasur parasysh se secili vend zhvillon kapacitete specifike që së bashku e bëjnë Aleancën më të fortë dhe më të përgatitur për të garantuar siguri dhe stabilitet në zonën euroatlantike”, thuhet në njoftim .

Në njoftim thuhet tutje se ministrat e mbrojtjes në takime diskutuan edhe për Afganistanin dhe nevojën që të mos lejohet më kurrë ky vend të jetë një bastion i terrorizmit.

“Me një operacion kompleks, por të mirëkoordinuar të NATO-s, nga Afganistani u evakuuan më shumë se 130,000 njerëz, të cilët kanë ndihmuar forcat e NATO-s në vend për dy dekadat e fundit. Maqedonia e Veriut edhe në këtë rast me pranimin e përkohshëm të një numri të caktuar të qytetarëve afganë ka treguar se është aleat tek i cili mund të mbështetet Aleanca”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Në margjinat e këtyre takimeve, ministrja Radmilla Shekerinska pati takime të shumta me ministrat e vendeve aleate, në të cilat u konfirmua përkushtimi për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe të mbrojtjes.

“Shekerinska në Bruksel, u takua edhe me Sekretarin e përgjithshëm të shërbimit evropian për veprim të jashtëm, Stefano Sannino, ku përcolli mesazhin se Maqedonia e Veriut ka dhënë rezultate dhe se Unioni duhet të hapë rrugën për anëtarësim të plotë sa më shpejt të jetë e mundur. Para mbledhjeve të Këshillit të Atlantikut Verior, ministrja mori pjesë në ceremoninë e emërtimit të kryqëzimit qendror në Komandën supreme të Aleatëve në Mons – “Shkup”, kështu që kryeqyteti ynë iu bashkua traditës së emërtimit të rrugëve në këtë Komandë sipas kryeqyteteve të NATO-s”, thuhet më tej në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button