“Java e filmit shqiptar” në Shkup fillon me filmin “Liqeni im”

Në Maqedoninë e Veriut deri më 26 tetor do të zhvillohet “Java e Filmit Shqiptar”, aktivitetet që fillojnë me filmin “Liqeni im”, pas hapjes ceremoniale nga Ambasada e Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

“Prej sot e deri më 26 tetor në Kinotekë do të mbahet “Java e Filmit Shqiptar”. Në manifestimin pesëditor, të realizuar nga Kinoteka dhe Qendra Kombëtare e Filmit të Shqipërisë, do të shfaqen nga pesë filma artistik të metrazhit të gjatë dhe të metrazhit të shkurtër nga produksioni më i ri”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut.

Aktivitetet zhvillohen nën udhëheqjen e Kinotekës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së Shqipërisë në Shkup. Prej orës 20:00 pritet të fillojë hapja solemne, ndërs anga 20:30 shfaqja e filmit “Liqeni im”, film i përgatitur nga Gjergj Xhuvani.

Kinoteka sqaroi që ky film ka edhe emër alternativ “Filmi im”, ku Xhuvani paraqet tregimin e tri dekadave të ‘anës së errët” të shoqërisë shqiptare, duke përfshirë tregtinë me drogë, dhunën mes të rinjtë, e cila përsëritet dhe përsëritet.

Gjatë kësaj jave do të shfaqen filma, prodhime e bashkeprodhime nga më fundit me metrazh të gjatë e të shkurtër të regjizorëve shqiptarë si “Liqeni im”, “Dëshira e fundit”, “Delegacioni”, “Bardh e Zi”, “Dielli”, etj.

“Ditët e Filmit Shqiptar”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button