Cana premton rezultat pozitiv ndaj Norvegjisë

Sfida ndaj Norvegjisë cilësohet si shumë e rëndësishme për kombëtaren shqiptare, jo vetëm për pikët që mund të japinnjë renditje më të mirë në grup, por edhe në aspektin psikologjik, për një skuadër e cila ka perspektivë për të ardhmen. Ky është përkufizimi që jep kapiteni Lorik Cana duke siguruar që në Oslo do të jetë në fushën e lojës.

Cana e kupton që ky është një moment pozitiv në skuadrën kombëtare, që si rrallëherë në vitet e fundit vjen në këtë periudhë të sezonit me një formë shumë të mirë. Loriku shpreson që skuadra ta shfrytëzojë më së miri këtë moment, duke vënë në dukje se tashmë përkuqezinjtë ndeshjet në transfertë janë decizive, pasi janë më të shumta sesa ato në shtëpi.

Për mbrojtjen kuqezi pritet të jetë një ndeshje e vështirë, duke patur parasysh shtatlartësinë e norvegjezëve. Por për qendërmbrojtësin Mërgim Mavrajn kjo nuk është një ndeshje finale, pasi përpara janë shumë takime. Mavraj bën të ditur se ekipi nuk duhet të shqetësohet për kundërshtarin, por të luajë sipas mënyrës së vet.

Për mbrojtesin ky është një rikthim në kombëtare pasi mungoi në miqësoren ndaj Gjeorgjisë për arsye dëmtimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button