Kosovë, 18 raste të reja me Covid-19, asnjë i vdekur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se sot u regjistruan 18 raste me Covid-19 nga 2,355 testime të kryera.  Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, njofton Portalb.mk.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se sot janë regjistruat të shëruar 23 persona ndërsa numri i personave aktiv me Covid-19 është 510.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar mbi 160.000 me Covid-19, ku prej tyre 2.974 persona kanë vdekur.

Ndryshe, në Kosovë janë të vaksinuar me të dyja dozat 686.238 persona ndërsa 833.695 persona kanë marrë dozën e parë. Deri sot në Kosovë me të dyja dozat është vaksinuar 38,1% e popullsisë së përgjithshme.

Deri më 21 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 38.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button